Blitz

 Breaking News

(Foto/Video) Elita shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e ri të Gjikos

(Foto/Video) Elita shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e ri të Gjikos
November 11
15:20 2018

Para pak minutash reperi Gjiko ka publikuar projektin e tij të ri “Distanca”. Siç e kishte paralajmëruar pjesë e videoklipit të këngës është dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi por jo vetëm kaq.

Surpriza e madhe që reperi  kishte premtuar shfaqet në fundin e videos, ku për pak sekonda shfaqen në krevat Gjiko i përqafuar me Elitën e cila e ka barkun e rrumbullakosur. Kështu ai konfirmon shtatëzaninë e moderatores, për të cilën ishte shkruar që në dasmën e tyre. Asnjëherë nuk kishte pasur një deklaratë zyrtare të tyre në lidhje me këtë por tani çdo gjë është e qartë dhe ku ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë se sa me anë të një videkolipi emocionues.

Vetë Elita, e cila duhet thënë se javët e fundit ja ka dalë shumë mirë të fshehë barkun në fotot e postuara në rrjetet sociale, menjëherë pas publikimit të videoklipit ka postuar këtë moment në foto e në të njejtën kohë që lajmëron promovon këngën “Distanca” , shkruan: “with daddy”.

Ndërkohë  Gjiko vetë, në një intervistë për Prive, me anë të disa përgjigjeve të shkrutra është shprehur i lumtur që do bëhet baba e gjithashtu thotë se për të nuk ka rëndësi gjinia e fëmijës por fakti që të jetë i shëndetshëm.  /Blitz.al/

Share