Blitz

 Breaking News

(Foto) Thumb apo shaka? Për Halloween, Mel B “maskohet” si shoqja e saj, Victoria Beckham

(Foto) Thumb apo shaka? Për Halloween, Mel B “maskohet” si shoqja e saj, Victoria Beckham
November 01
14:49 2018

Ish-pjesëtarja e grupit të famshëm britanik “Spice Girls”, Mel B, e ka çuar Halloween-in në një nivel tjetër këtë vit.

Tashmë anëtare e jurisë së show-t “America’s Got Talent”, Mel ishte pjesë e festës me kostume që modelja Heidi Klum mban çdo vit më 31 tetor. Por kur të tjerët kishin veshur kostumet apo maskat e frikshme që vishen zakonisht për Halloween, ajo kishte ardhur e maskuar si… Victoria Beckham. Po po, e lexuat mirë!

Siç shihet dhe nga fotoja, këngëtarja 43-vjeçare ka të vendosur një maskë me fytyrën e Victorias, të cilën e ka kombinuar me një fustan të zi, një veshje në fakt ikonë e ‘’Posh’-it të “Spice Girls”.

Por ajo që e bën maskimin akoma më të bukur është tabela që mban në dorë Mel B, e cila shkuan:

“Jo, unë nuk do të shkoj në tur!” – si për të ironizuar fjalët që përsërit vazhdimisht Victoria kur pyetet për ribashkimin e grupit.

Paraqitja e Mel kompletohet nga shoqëruesi i saj në festë, i cili mban veshur një fanellë futbolli me emrin e David Beckham dhe një paruke, që duhet të imitojë flokët e ish-yllit të Manchester United, Real Madrid, Milan etj., edhe pse s’ja ka arritur dhe aq.

Me shumë mundësi ky “thumbim” i Mel B ndaj Victorias është përpjekja e radhës që ajo bën për të bindur artisten e tërhequr nga skena, që t’i bashkohet pjesëtareve të tjera të “Spice Girls” në turin që po planifikojnë të realizojnë.

Edhe pse Victoria është shprehur në media se ja kalon shumë mirë kur mblidhet me vajzat e grupit të famshëm, duket se nuk ka ndërmend t’i kthehet muzikës dhe t’i japë fansave atë që dëshirojnë. Të themi të vërtetën, sado Mel B dhe vajzat e tjera kanë dëshirën për t’u rikthyer, “Spice Girls” pa “Posh” nuk kanë kuptim. /Blitz.al/

Share