Blitz

 Breaking News

“Fortuna”, detajet që e bëjnë këtë album të veçantë!

“Fortuna”, detajet që e bëjnë këtë album të veçantë!
March 19
19:01 2019

Ditën e gruas, Tuna Sejdiu emocionoi publikun me recitalin e saj “Fortuna”. Dhe ditën e djeshme, të gjithë patëm mundësinë të ndjenim atë që të ftuarit ndjenë atë ditë. Albumi me 7 këngë është publikuar tashmë në Youtube, dhe që në ditën e parë ka arritur mijëra klikime. Dhe sigurisht që për këtë ka një arsye, Tuna ka mirëmenduar çdo detaj dhe i ka ndërthurur të gjitha për të qenë pjesë e një ndjesie spektakolare.

Si fillim, Tuna na tregoi dhe njëherë vlerat e saj si një artiste e mirëfilltë. Pas një karriere të gjatë me kontribut në skenë e spektakle, me zhanre të ndryshme këngësh, mund të themi se ky album i vendosi pikat mbi “i”. Në një kohë që shumica kanë zgjedhur të anojnë nga muzika komerciale, Tuna qëndroi në bazë: në ndjesi të pastra, në thjeshtësi e me një zë të mrekullueshëm.

“Fortuna” solli dhe njëherë në vëmendjen e publikut Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Muzika dhe teksti i këtij albumi janë vërtet të punuar me aq mjeshtëri, sa duket se arrijnë në shpirtin tonë.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar skenës: sfond minimalist, një ekran me pamjet përfaqësuese të albumit dhe banda muzikore që e shoqëron. Dhe veshjeve e dukjes i ishte kushtuar kujdes i veçantë, ku dalloi ajo në këngën “Tani m’ke zemër”, në të cilën ishte shkruar vetë teksti i këngës.


Bashkëpunimet me Ylli Limanin dhe Armend Rexhepagiqin i shtuan dhe një gurë të çmuar albumit. Çdo këngë përcillte një mesazh nëpërmjet tematikës, ku në krye qëndronte dashuria. Dhe ndihet që ky album është punuar me dashuri. Ndihet dhe në momentin e shkurtër ku Tuna i dhuron një puthje bashkëshortit të saj.

Thënë thjesht, shijoni disa minuta art të vertetë me “Fortuna”. /blitz.al/

Share