Blitz

 Breaking News

Elita Rudi një nuse model, ja se si i ka marrëdhëniet me vjehrrën

Elita Rudi një nuse model, ja se si i ka marrëdhëniet me vjehrrën
October 21
14:56 2018

Dasma e Elita Rudit me Gjikon një muaj më parë ishte në qendër të të gjithë mediave rozë teksa fustani i saj, kërcimi i veçante i Gjikos dhe të ftuarit e shumtë u komentuan për disa ditë me rradhë.

Pas dasmës Elita tha se “Jam zyrtarisht e martuar me dashurinë e jetës time” ndërsa Gjiko u shpreh se “zyrtarisht I vumë themlet familjes tonë”.Por mesa duket marrëdhëniet janë më të mira se kurrë jo vetëm mes të sapo kurorëzuarve, po edhe midis tyre Elitës dhe familjarëve të Gjikos. Më saktë midis nuses së shtëpisë dhe vjehrrës së saj.

Ajo ka hedhur një foto në story-t e Instagramit ku duket së bashku me mamanë e Gjikos, dhe pranë emrit të saj ajo ka vendosur dy emoji, një zemër dhe një trëndafil. Gjithashtu ajo ka vendosur të ndajë me të gjithë se nuk e thërret vjehrrën e saj në emër por I thotë thjeshtë “Nano”. E njejta foto është dhe në Instagramin e Lirije Gjikollit dhe kjo do të thotë që mendojnë se duken shumë bukur në foto por edhe duan të tregojnë dashurinë që kanë për njëra tjetrën.

Kohët e fundit flitet dhe për një shtatëzani të mundshme të Elitës por as ajo dhe as Gjiko nuk e kanë konfirmuar lajmin. /Blitz.al/

Share