Blitz

 Breaking News

(Ekskluzive) Rozana Radi dhe Mc Kresha janë në të njejtën puntatë te “Kënga Magjike” por kërkojnë të xhirojnë në ditë të ndryshme

(Ekskluzive) Rozana Radi dhe Mc Kresha janë në të njejtën puntatë te “Kënga Magjike” por kërkojnë të xhirojnë në ditë të ndryshme
November 25
15:40 2018

Aktualisht “Kënga Magjike” dhe projektet që po prezantohen nga java në javë në rubrikën e “E Diela Shqitare” dedikuar festivalit kanë marrë vëmendjen e të gjithë publikut. Si çdo nëntor në këtë kompeticioni të rëndësishëm muzikor këngëtarë të njohur por edhe të rinj ngjisin në skenë projektet e tyre m të cilat janë në garë për çmimin e madh të “Kënga Magjike”.

Kjo e dielë po shihet me kuriozitet më të madh, për të ndjekur më shumë se çdo herë prezantimin e emrave të rëndësishëm të muzikës shqiptare do të prezantohen në të njëjtën ditë, mes tyre Mc Kresha dhe Fifi, Rozana Radi, Klajdi Haruni. Por le të ndalemi në dy prej tyre.

Mc Kresha do të rikthehet pas 7 vitesh mungesë në festivalin më të rëndësisshëm momentalisht të muzikës shqiptare, pas pak minutash. Herën e fundit bashkëpunimi i tij me Rozana Radin, “Jabadabadu” ishte një nga këngët më të dëgjuara të “Kënga Magjike 2011”. Edhe këtë herë Mc Kresha do të vijë me një bashkëpunim, sërish me një këngëtare dhe është Filloreta Raçi, ose siç e njohim ndryshe Fifi.

Të dy janë në periudhën më të mirë të karrierës së tyre ndaj publiku do të jetë kuriozë të dëgjojë një bashkëpunim të tillë, mes një reperi që aktualisht ka një mbështetje dhe pëlqyeshmëri të madhe, dhe një këngëtareje e cila edicionin e kaluar me baladën “Zhurmë” arriti të klasifikohej në vend të tretë.

Një tjetër personazh u rikthye në “Kënga Magjike” pasi mori çmimin e parë në vitin 2016 me këngën “Ma thuaj ti”. Rozana Radi është një nga këngëtaret besnike le të themi të këtij festivali që ka sjellë deri tani 6 projekte. Pas fitores dy vite më parë Rozana u rikthye, për të shtatën herë me  këngën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, një bashkëpunim me Threedots Production dhe Kledi Bahitin.Kenga e perforfmuar pak me pare, që nga titulli e kuptoni se ishte bere qe te qanim serish, këtë herë jo me një kauzë për gratë apo për nënat por për dashurinë, atë që tashmë ka marrë fund.

Megjithatë nuk ka qenë fati që i ka vënë bashkë dy artistët që kanë patur në të kaluarën një histori dashurie mes tyre. Për ju që nuk e kujtoni Mc Kresha dhe Rozana Radi kanë qenë dikur të lidhur.

Burime për Blitz.al kanë mësuar se puntata e sotme e “Kënga Magjike” (ku të dy janë konkurrentë), e cila po transmetohet tani në Tv Klan është e regjistruar dhe në fakt këngëtarët nuk janë bashkë në të njejtën ditë.

Prezantimi i këngëve të tyre është bërë në ditë të ndryshme, më saktë njëri ka performuar ditën e shtunë dhe tjetri ditën e premte.

Duke marrë parasysh të dyja palët besojmë se do të sjellin projekte muzikore që do të tërheqin menjëherë vëmendje dhe do të komentohen shume përgjatë javëve. /Blitz.al/

Share