Blitz

 Breaking News

(Ekskluzive) Mashtrimi i Teas, ish-konkurentes së Big Brother, koleksioni i ri nuk është i saji

(Ekskluzive) Mashtrimi i Teas, ish-konkurentes së Big Brother, koleksioni i ri nuk është i saji
November 09
23:25 2018

Vetëm 2 ditë më parë, ish-konkurentja e Big Brother, Tea Zhuli ka lajmëruar ndjekësit e saj në Instagram për projektin e radhës. Ajo ka treguar pamjet e para të fustaneve që do të jenë pjesë e koleksionit të saj të ri, që sipas saj janë dizenjuar nga vetë ajo.

Por në redaksinë e Blitz.al ka mbërritur lajmi se ky është i gjithi një mashtrim. Zonja që na kontaktoi tregon se është stilistja e fustaneve, prej të cilës Tea ka marrë mësime dhe ka vjedhur idetë e fustaneve. Ajo quhet Mimoza Kamberi dhe ka rreth 40 vite që punon si stiliste. Ajo ka një bazë të fortë si kostumografe dhe inxhiniere mekanike.

Sipas saj, Tea ka marrë mësime stilimi për 2 javë dhe nuk ka kryer as pagesën për to dhe për punimet që i ishin bërë. Njëkohësisht ajo ka vjedhur dhe fustanet nga atelieja e zonjës dhe më pas, ka bllokuar çdo mënyrë kontakti me të.

Më poshtë po sigurojmë dhe bisedat që ajo ka zhvilluar me Tean, që janë një prej provave. Zonja shprehet se gjithçka është e vërtetueshme nga kamerat e sigurisë.

“Sigurisht është shumë e turpshme që ti e dashur Tea bën këto veprime, vjen sikur do të bësh kurs për stiliste, kërkon të qepësh fustane, i merr hajdutshe dhe nuk paguan as mësimin që ke marrë për dy javë, as punën që të është bërë për modelimin, prerjen, provën dhe qepjen e fustaneve që po mashtron ndjekësit e tu.”- ka shkruar zonja në një mesazh drejtuar Teas.

Normalisht ky është një akt i dënueshëm, por edhe shumë i rëndë për një stilist që ka investuar ide, mund dhe kreativitet në punën që bën. Zonja Mimoza shprehet se nuk po e bën këtë rast të njohur për famë apo vëmendje, por vetëm për ndërgjegjësimin mbi aktin e shëmtuar të vjedhjes.

/Blitz.al/

Share