Blitz

 Breaking News

Edhe Olti Curri e ndjen mungesën e Adelës: Ike në një ditë me babain tim

Edhe Olti Curri e ndjen mungesën e Adelës: Ike në një ditë me babain tim
November 11
14:33 2018

Njohjen me Adelën, Olti Curri e ka pasur që para 10 vitesh kur ai ishte opinionist në “Fun Club-in” e “Big Brother Albani 2”, ndërsa Adela ishte konkurente.

Më vonë ka qenë kolegë, duke qenë se vajza plot ëndrra nga Kavaja, menjëherë pas daljes nga ai format u sistemua në  televizion dhe median e shkruar.

Por marrëdhënia mes Oltit dhe Adelës paska qenë më e ngushtë se sa aq.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, opinionisti i njohur ka treguar se sa i mungon Adela dhe “grricjet” që bënin mes njëri-tjetrit në tavolinë, sa herë mblidheshin bashkë.

“Rasti e desh që të ikësh në qiell në një ditë me babain e tim”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron foton e Adelës, dhe me shaka i kërkon të dyve të mos e shajnë shumë atje lart.

Opinionisti dhe tekstshkruesi i shumë prej këngëve të dashura për publikun, nuk ka harruar të kujtojë koncertin humanitar që do të mbahet në nder të Adelës, ditën e hënë me datë 12, në “Art Turbina”.

Koncerti humanitar “Në vënd të Adelës”, është një projekt që gazetarja e kishte pasur në plan ta realizonte që kur ishte gjallë, por dëshirën e saj do ta finalizojë bashkëpunëtori dhe miku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho.

Në koncert pritet të performojnë 19 këngëtarë të njohur të skenës shqiptare, dhe të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për sigurimin e një burse studimi për një vajzë me pamundësi ekonomike.

/blitz.al/

Share