Blitz

 Breaking News

E nisi në prapaskenë por brenda 3 vitesh Dojna Mema arriti të “zërë” vendin e Ledion Liços

E nisi në prapaskenë por brenda 3 vitesh Dojna Mema arriti të “zërë” vendin e Ledion Liços
November 15
19:31 2018

Ditën e djeshme fakti se Ledion Liço nuk do të drejtojë më një nga programet që identifikohej tërësisht me figurën e tij, “The Voice” ka qenë një nga lajmet kryesore. Për disa edicione me rradhë qoftë në formatin për të rinj por edhe fëmijë, “The Voice” ishte fiks emisioni që ishte kopsitur tërësisht për Ledionin, thënë kjo me sigurinë më të madhe dhe e vërtetuar nga suksesi që ky program pati në Top Channel. Por ja që u vendos që janarin e ardhshëm, “The Voice Kids” do të moderohet nga Dojna Mema.

Ishte viti 2015 kur Dojnës iu besua mikrofoni i “Top Fest”, festivali i dikurshëm i muzikës moderne i cili mbylli historinë e tij me plot 12 edicione. Dojna ishte një figurë e re atë kohë në Top Channel, një vajzë e vogël në shtat por tepër e shkathët me të cilën përballeshin këngëtarët e “Top Fest” pas cdo performance e që i rrëfenin emocionet që kishin përjetuar. Këtë fazë Dojna e kaloi me sukses. Për informacion, ju që nuk e dini ajo  ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë për piano. Por në studimet e larta zgjodhi të braktisë muzikën dhe të marrë një drejtim tërësisht ndryshe, atë të marrëdhënieve me publikun.  Pas Top Festit ajo u shfaq edhe në Top Albania Radio me programet “Live from Tirana”, “The top list”, “Versus”apo “My music chart” në “Digitalb”.

Ja që fati, por më shumë aftësia e saj pikasi tek drejtuesit dhe Dojnës iu besua këtë herë roli i prezantueses protagoniste në edicionin e 12-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest.

Me kalimin e kohës Dojna pati vetëm rritje të karrierës së saj si prezantuese brenda këtij televizioni. Sezonin e kaluar bashkë me Kelvi Kadillin asaj iu besua programi i përditshëm “Pop Culture” i cili i dha një frymë të re akoma më rinore “Top Select”-it të dikurshëm. Po të njëjtin program Dojna e drejton edhe sot me më shumë përgjegjëshmëri dhe protagonizëm. Në Top Channel ajo konsiderohet një nga moderatoret e brezit të ri, më të afta që ky televizion ka dhe kjo jo pa shkak pasi çdo projekt që ajo ka marrë përsipër ka rezultuar i suksesshëm dhe një ngjitje për karrierën e saj.

Duke marrë parasysh gjithë këto eksperienca dhe shkallë të ngjitura me punë dhe përkushtim brenda një televizioni që duhet pranuar se e pëlqen variacionin, Dojna është ndër figurat e pakta që kanë pak vite brenda Top Media-s dhe ka arritur kaq shumë. Vitin e kaluar ishte prezantuese në Voice Room e edicionin që vjen moderatorja kryesore.

Jo më kot, drejtuesit e këtij televizioni vendosën ti besonin janarin që vjen një program që tashmë është ndër më të preferuarit, primetime ditën e premte.

Nuk mund të themi se gjërat për të kanë qenë të lehta por duket se Dojnës më tepër se ekperiencën i kanë vlerësuar punën duke e bërë kështu një fgurë dhe personalitet të rëndësishëm brenda Top-it. Për të do të jetë sfidë që të mund të bëjë për vete publikun në drejtimin e një programi që identifikohej me Ledion Liçon edhe pse përkrahjen e këtij të fundit duket se e ka plotësisht./Blitz.al/

Share