Blitz

 Breaking News

E kishte parashikuar edhe horoskopi: Çiftet e famshme që sot janë të martuar dhe lumturisht të dashuruar

E kishte parashikuar edhe horoskopi: Çiftet e famshme që sot janë të martuar dhe lumturisht të dashuruar
October 01
17:09 2018

Ndodh që jo të gjithëve ju ecën në dashuri. Jo të gjithë kanë fat të kenë në krah gjatë gjithë jetës shpirtin e tyre binjak. Madje ka nga ata që nuk e njohin kurrë këtë ndjenjë. Mund të njohin pasionin, flirtin, kënaqësinë e momentit ama dashuria e vërtetë është ndjenja më e veçantë të cilën të gjithë duan ta provojnë njëherë në jetë. Ndonjëherë kjo varet edhe nga shenja e horoskopit, karakteristikat e të cilave ndikojnë shumë në karakterin e  të lindurve në atë muaj.

Në vijim po ju tregojmë 5 çifte që tashmë janë martuar, kanë celebruar në martesë dashurinë e tyre ama le të themi se në një farë mënyre ata janë bashkë dhe të lumtur edhe sepse horoskopi ka dashur kështu.

Jo pa shkak të dashuruarit si në filma: Gjiko dhe  Elita Rudi – Bricjap (3 janar )– Gaforre(28 qershor)

Gaforrja & Bricjapi: Marrëdhënia mes këtyre të dyve i ka të gjitha mundësitë për të qënë e gjatë, mirëpo të dy duhet të punojnë, të përpiqen për të arritur harmoninë, sepse asgjë e mirë s’vjen kollaj. Në fund kur sheh se si fruti që mbolle me aq kujdes është rritur  mendon se me të vërtetë ia vlejti barra qeranë. Ja kështu janë dhe këta të dy. Prej tyre dominant është Bricjapi qe shkon të punojë ndërkohë që Gaforrja qëndron në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët e vegjël (mashkull ose femër që do të kenë në të ardhmen meqë dhe Elita është shtatzënë ). Siguria është diçka për të cilën Gaforrja ka shumë nevojë gjë të cilën Bricjapi mund t’ia sigurojë menjëherë. Gjithashtu, Gaforrja do rri ngjitur pas Bricjapit të dashur, në të mirë e në të keq, duke u siguruar se çdo gjë do shkojë siç duhet.

Mrs and Ms SmithMarina Vjollca dhe Getoar Selimi – Dem(17 maj)- Gaforre(3 korrik)

Demi & Gaforrja: Interesat dhe dëshirat e përbashkëta e bëjnë këtë një marrëdhënie harmonike.

Shpirti binjak  i Demit i përket shenjës së Gaforres. Të dyja këto shenja i japin një vlerë të madhe familjes dhe preferojnë një mënyrë jetese të rehatshme. Gaforret e dinë se si të respektojnë kohën dhe hapësirat tuaja dhe me ju në krah ato ndihen të sigurt duke gjetur më në fund ekuilibrin emocional. Demi nga ana e tij gjen te Gaforrja të gjithë butësinë dhe ngrohtësinë që janë të nevojshme për ta mbajtur zjarrin e pasionit të gjallë. Duke e parë kështu një tip serioz në jetë si Getoari pavarësisht se është reper padiskutim që ka nevojë për një Dem, për këmbënguljen që karakterizon shenjën e Demit por edhe ngrohtësinë që vetëm ata dinë të falin.

Dashuri film aksion: Anxhela Martini dhe Dragos Savulescu (23 maj) binjakët (12 tetor)- Peshore

Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje të qëndrueshme.

Zemra e Binjakëve i përket Shenjës së Peshores. Janë të dy shenja të ajrit dhe ndajnë një vizion shumë të lehtë të dashurisë, në çdo aspekt të saj. Peshorja arrin të përshtatet edhe me disa prej tekave apo ndryshime të gjendjes emocionale që një binjak ka medoemos në karakter. Përveç një tërheqjeje të fortë fizike, i bashkon edhe një marrëveshje fantastike mendore që inkurajon dialogun dhe përjashton gënjeshtrat e zakonshme. Ata të dy pëlqejnë të bisedojnë edhe nën çarçafë. Le të themi se pasionin midis tyre e kemi parë edhe në rrjete sociale, sidomos të Angela Martinit.

Sara Hoxha dhe Ledion Lico: Bricjap ( 18 janar)  Binjakët (13 qershor)

Binjakët janë drithërues dhe plot energji, ndërsa Bricjapi plot energji, shoqëruar me një aureolë misteri. Kjo do të thotë se mes tyre mund të ketë një përplasje të energjisë dhe ata e kanë vetë në dorë nëse shkëndijat do të jenë pozitive apo negative. Për Sarën dhe Ledionin ka qëlluar që nga kjo energji të lind dashuria e më vonë të kurorëzohej në martesë.

Dy gjysma bëjnë një: Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku: Dashi  (9 prill)- Akrep (20 nëntor)

Që në fillim ka një tërheqje të fortë midis të dyve. Dashi ka imagjinatë  dhe është më i dhënë por dëshira e zjarrtë e Akrepit shkakton “luftë” të këndshme emocionale në fillimet e tyre. Të dy janë egoist ndonjëherë dhe duan të marrin vendime. Ka një përleshje dëshirash midis dy shenjave sepse Dashi kërkon të dominojë dhe Akrepi do të kontrollojë gjithçka. Natyra e menduar, e heshtur e Akrepit e kufizon Dashin impulsiv dhe të hapur. Dashi është i dashuruar pas lirisë ndërsa akrepi shpesh pak xheloz. Por që të dy mundohen të kuptojnë njëri-tjetrin dhe plotësojnë ato karakteristika që partneri i tyre i ka me pakicë. Ndaj dhe Xhensila me Besin shpesh janë konsideruar si dy gjysma të destinuara për t’u bërë një./Blitz.al/

Share