Blitz

 Breaking News

E dashura e Cristiano Ronaldos “çmendet” dhe…bëhet bjonde

E dashura e Cristiano Ronaldos “çmendet” dhe…bëhet bjonde
October 21
17:35 2018

Georgiana Rodriguez, bashkëjetuesja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, dhe njëkohësisht mamaja e vajzës së tyre tyre të vogël Alana, është bërë bjonde.

Mesa duket modelja spanjolle ka vendosur të dalë jashtë imazhit klasik latin, duke u kthyer në një bjonde joshëse.

Vendimin për ndryshimin drastik të look-ut  ish-shitësja e “Gucci” dhe “Prada” duhet ta ketë marrë ditën e sotme, pasi deri vonë mbrëmë Georginën e kemi parë brune, teksa mbështeste në shkallët e stadiumit të dashurin e saj, në ndeshjen që Juventus zhvilloi me Genoa-n.

Ajo ka ndarë me mbi 7 milion ndjekësit në profilin e saj zyrtar në Instagram, foton me imazhin e ri, duke e shoqëruar  me mbishkrimin “ u çmenda, u bëra bjonde”.

Komentuesit nuk janë kursyer me komplimentat dhe duket se e kanë mirëpritur pamjen e re të modeles./blitz.al/

Share