Blitz

 Breaking News

“Dua të shoh vajzat e mia të rriten”- Aurela Gaçe rrëfen frikën që e shoqëron çdo herë që bën një eko gjiri

“Dua të shoh vajzat e mia të rriten”- Aurela Gaçe rrëfen frikën që e shoqëron çdo herë që bën një eko gjiri
November 02
18:50 2018

Muaji tetor konsiderohet si muaji i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, por vëmendja e kësaj teme duhet të jetë në çdo muaj të vitit.
Pikërisht, të njëjtën gjë po bën edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila nëntorin e ka nisur në një vizitë mjekësore.

Ndërsa ka shkuar të bëjë kontrollin klinik të gjirit, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram të gjitha ndjesitë dhe frikën që e shoqëronte çdo vit.

“Sa herë vij për eko gjiri, është gjithmonë një frikë që më shoqëron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyre më të rëndesishme, të rris fëmijet që solla në jetë.
E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty . Të paktën për 1 vit, tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua.

E dua veten por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mia të rriten e unë të jem pranë tyre, prandaj kontrollet e shëndetit i bej rregullisht.

Eshtë më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa te kemi frikë të dëgjojmë të vërtetën e të flemë me të.
Zbulimi i hershëm, na ndihmon t’ja kepusim kokën bishes se keqe”. – ka shkruar këngëtarja e njohur poshtë fotos së postuar në profilin e saj në Instagram.
/blitz.al/

Share