Blitz

 Breaking News

Drake rrëfehet për “zënkën” e tij me Kanye West: “Ai përdori fëmijën tim për një këngë, sjellja e tij është e errët”

Drake rrëfehet për “zënkën” e tij me Kanye West: “Ai përdori fëmijën tim për një këngë, sjellja e tij është e errët”
October 13
13:01 2018

Në show-n e ri të Lebron James në HBO “The Shop” Drake më në fund ka folur publikisht për zënkën me ish bashkëpuntorin e  tij Kanye West. Ky i fundit ishte ai që i zbuloi “rivalit” të reperit kanadez Pusha T, sekretin e tij më të madh, faktin që kishte një djalë me emrin Adidon.

Pusha T më pas e përdori këtë në një këngë, më saktë një diss kundër Drake e cila ishte e prodhuar nga Kanye dhe që këtu marrdhënia e tyre u prish. Bashkëshorti i Kim Kardashian i kërkoi falje muajin e kaluar autorit të “In my feelings” për “tradhëtinë” por gjithsesi ata akoma nuk flasin me njëri tjetrin.

Drake tha se në kohën kur ai ishte duke punuar për albumin “Scorpion” kishte shkuar tek Kanye për ti treguar disa ide e ndërkohë që punonin i kishte treguar një foto të djalit për të cilin nuk dinte gjë njeri. Dy javë më pas diss-i i Pusha T , me emrin “The Story of Adidon”,  ishte gjithandej dhe Kanye i kishte dërguar një mesazh në telefon ku i thoshte “S’e bëra unë, ti e di që të dua”.

Disa kohë më pas ai e pranoi që ja kishte zbuluar sekretin dhe Drake sigurisht nuk e priti mirë këtë. “Unë i tregova gjithçka me mirëbesim sepse po kaloja një kohë të vështirë. Unë nuk do e kisha përdorur kurrë fëmijën e dikujt për ta sulmuar. E di që kur vjen puna tek diss-et thonë që nuk ka rregulla por për mua ky është rregull” Gjithashtu reperi pranoi se që në momentin që Pusha T foli për fëmijën e tij ai nuk ja ktheu më dissin duke u shprehur se ky ishte një “shah mat” dhe unë nuk mund t’ja ktheja në të njejtën mënyrë.

Në fund ai pranoi e sjellja dhe veprimet e Kanye-s ishin të “errëta dhe kishin qëllime të këqija prandaj zënka midis tyre vazhdon. /Blitz.al/

Share