Blitz

 Breaking News

Do e ngatërroni me një gjimnaziste! Fotot e reja të Anxhela Peristerit tregojnë se kjo vajzë i arrin qëllimet

Do e ngatërroni me një gjimnaziste! Fotot e reja të Anxhela Peristerit tregojnë se kjo vajzë i arrin qëllimet
May 11
13:37 2019

Besojmë se keni vënë re që kohët e fundit Anxhela Peristeri është shumë aktive në muzikë.

Që prej nëntorit të kaluar ku realizoi edhe recitalin e saj të parë pas 17 vitesh karrierë, këngëtarja e njohur ka vendosur të qëndrojë gjithnjë e më pranë publikut duke sjellë projekte të reja por edhe duke dalë në intervista të ndryshme.

Ndryshe nga më përpara kur Anxhelën e njihnim si një nga vokalet më të mira të muzikës live, tashmë dimë shumë gjëra për të kjo sepse vetë ajo ka preferuar që të ndajë me publikun edhe pjesë të jetës së saj.

Gjithçka ka ndryshuar për Anxhelën muajt e fundit dhe le ta pranojmë se është në kohën e saj më të mirë përsa i përket karrierës. ” Shpirti ma di”, “Pa mua”, “Muza Ime” dhe “Maraz” të publikuara muajt e fundit janë projekte që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe gjithashtu konsiderohen si etapa e re e suksesshme e saj.

A e dini se përse e quajmë kështu?  Sepse përtej talentit, Anxhela në klipet e reja (sidomos të fundit) përveçse komplimentohet për vokalin, ia vlen ta përgëzosh edhe për fizikun e saj.

Këngëtarja ka preferuar që projektet e saj ti sjellë jo vetëm si në nocionin e një klipi të thjeshtë por ka krijuar një minifilm për secilën me veten protagoniste. Besojmë se e keni vënë re se Anxhela dukshëm ka lënë pas disa kilogramë. Kjo ka ardhur padiskutim si pasojë e një regjimi ushqimor dhe aktivitetit fizik dhe rezultatet më të freskëta po jua tregojmë tani.

A e shihni edhe ju barkun petë të Anxhela Peristerit? Duke parë këtë foto të duket sikur sheh një gjimnaziste (veshja cassual dhe flokët e gjatë të derdhur bëjnë punën e vetë).

Po këto forma të trupit tipike mesdhetare? Në setin e fundit fotografik Anxhela ka marrë shumë komente pozitive dhe komplimenta nga ndjekësit të cilët e kanë përgëzuar për vullnetin.

Epo le ta pranojmë, nuk ka asgjë të paarritshme, mjafton të kesh vullnetin dhe dëshirën për ti arritur./Blitz.al/

Share