Blitz

 Breaking News

Dështojnë në Photoshop! Fansat gjejnë gabimet në foton e fundit të Kardashians

Dështojnë në Photoshop! Fansat gjejnë gabimet në foton e fundit të Kardashians
April 01
22:13 2019

Ditë e re, photoshop i ri nga familja Kardashian. Të gjithë e dimë që arti i photoshopit nuk është aspak i thjeshtë dhe duhet të jesh mjaft i vëmendshëm ndaj detajeve. Dhe le të ndalemi pak te fotoja e fundit e promos së Keeping Up with the Kardashians.

Ajo po bën xhiron e rrjetit sepse nuk ka një por disa gabime. Si fillim, të gjithë duan të dinë se çfarë ka ndodhur me pjesën e poshtme të trupit të Khloes, sepse thjesht është zhdukur. Ndërkohë Kendall Jenner duket sikur është modifikuar padashje sepse nuk duket aspak normale. Dhe detaji i fundit është këmba e Kourtney që ka thjesht 6 gishta.

Çfarë po ndodh?

Mund të themi se duhet të ishin përpjekur pak më shumë./Blitz.al/

Share