Blitz

 Breaking News

David Beckham rrëfehet për martesën e tij me Vicktorian: “Është punë e vështirë dhe e komplikuar”

David Beckham rrëfehet për martesën e tij me Vicktorian: “Është punë e vështirë dhe e komplikuar”
October 18
13:47 2018

Në një video të shkurtër të shpërndarë online nga intervista e David Beckham në emisionin australian “The Sunday Project”, ish-ylli i futbollit rrëfehet për martesën dhe marrëdhënien e tij me Vicktoria Beckham.

“Kur je i martuar për kaq shumë kohë sa ne, martesa bëhet një punë e vëshirë. Disa herë është e komplikuar.”- shprehet ai. – “Kur bëhet fjalë për paparacët që na ndjekin gjithandej dhe lajmet që bëjnë për ne, përpiqemi vetëm që të mbrojmë fëmijët tanë”.

David dhe Vicktoria janë martuar në Irlandë në vitin 1999, ndërsa lidhja e tyre ka filluar që në vitin 1997. Janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Përgjigjet e tij në lidhje me pyetjet për martesën dhe marrëdhënien me Vicktorian priten me interes nga publiku për shkak të disa thashethemeve që qarkulluan disa javë më parë se ata po shkonin drejt një divorci. Kjo për arsye se ish-anëtarja e “Spice Girls” ishte në coverin e revistës “Vogue” së bashku me fëmijët e saj, por ndërkohë David mungonte, e të gjithë e quajtën si kopertinën e një nëne beqare. Gjithashtu në muajin qershor u tha se ata ishin ndarë, por përfaqësusesit e tyre të marrëdhënieve me publikun i quajtën këto fjalë “budallallëqe”.  /Blitz.al/

Share