Blitz

 Breaking News

Chris Hemsworth habit: Nuk ndihem mirë që jam i pasur

Chris Hemsworth habit: Nuk ndihem mirë që jam i pasur
October 03
19:26 2018

Aktori australian ka qenë në qendër të faqeve rozë kohët e fundit për shkak të investimit që ka bërë në pasuritë e paluejtëshme. E thënë ndryshe Chris është duke ndërtuar një shtëpi të re që mendohet të vlejë rreth 8 milionë dollarë.

Megjithatë në një intervistë për GQ Australia, ai është shprehur se nuk ndihet dhe aq mirë për pasurinë që ka tani. “Nuk ndihem mirë, më saktë është e çuditshme kur e mendoj se sa më është dashur të punoj dhe sa të vështirë e kam pasur në fillim. E mbaj mend kur kam qenë i vogël kurseva një vit të tërë për të blerë një tavolinë serfi e cila kushtonte 600 dollarë. Madje pasi e bleva nuk e përdorja se më dukej sikur do të thyhej. Fillimet e mia më kanë mësuar që ti vlerësoj ato që kam tani dhe këtë gjë dua t’ja mësoj dhe fëmijëve. Sigurisht nuk dua që atyre ti mungojë asgjë, nuk dua të përjetojnë gjërat që kam kaluar unë por nga ana tjetër nuk dua as të mendojnë që meqë prindërit e tyre janë të famshëm mund të kenë gjithçka. Kjo më frikëson dhe më bën të ndihem jo mirë”.

Kujtojmë që Chris Hemsworth besohet të ketë një pasuri prej 90 milionë dollarësh, shumica e së cilës vjen nga roli i Thor-it në sagën e Avengers. Mesa duket superfuqitë dhe një çekiç magjik shumë i fuqishëm nuk të ndihmokan kur bëhet fjalë për paratë. /Blitz.al/

Share