Blitz

 Breaking News

“Channel 4” gabimisht njofton se djali i Michael Buble ka ndërruar jetë ndërkohë që këngëtari po intervistohej. Ndjekësit irritohen…

“Channel 4” gabimisht njofton se djali i Michael Buble ka ndërruar jetë ndërkohë që këngëtari po intervistohej. Ndjekësit irritohen…
October 27
13:05 2018

Televizioni “Channel 4” ka bërë një status në Twitter i cili ka bërë që ndjekësit të irritohen dhe ta kritikojnë pafund. Në status shkruhej se djali i Michael Buble kishte ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë e kancerit kur në fakt vogëlushi është gjallë dhe në proces përmirësimi.

Noah, djali 5 vjeç i këngëtarit Michael Buble u diagnostikua me kancer në mëlçi kur ishte 3 vjeç. Fatmirësisht, pas trajtimit Noah tashmë është në proces rikuperimi. Gabimisht “Channel 4”, gjatë mbrëmjes së djeshme në kohën kur po transmetohej “Carpool Caraoke”, shkroi një status ku lajmëronte se vogëlushi kishte ndërruar jetë.

Buble xhiroi një puntatë të veçantë të “Carpool Karaoke” për fondacionin e madh të “Channel 4” mbi sëmundjet e kancerit duke kënduar disa nga hitet e tij dhe duke bërë shaka me James Cordon.

Ishte pikërisht momenti kur ai po mbante një fjalim mbi betejën që Noah kaloi lidhur me sëmundjen e rëndë kur statusi i Channel 4 në Twitter u bë viral.

Postimi u fshi menjëherë:

“Duke parë Michael Buble teksa flet për vdekjen e të birit nga kanceri është një nga gjërat që të thyen zemrën më së shumti. Po I dërgojmë atij dhe familjes gjithë dashurinë tonë për rrëfimin e historisë. “,- thuhej në status.

Edhe pse u fshi menjëherë të shumtë qenë ata që e lexuan dhe shpërthyen në komente kritikuese ndaj televizionit./Blitz.al/

Share