Blitz

 Breaking News

“Çfare injorance dhe çfarë mungese respekti”-Kim Kardashian kritikohet për fotot mbi një elefant të vogël

“Çfare injorance dhe çfarë mungese respekti”-Kim Kardashian kritikohet për fotot mbi një elefant të vogël
November 04
18:59 2018

Kim Kardashian ka realizuar ditët e fundit një set fotografik teksa ndodhet në Bali së bashku me familjen e saj. Në këto foto ajo pozon e hipur mbi disa elefantë të vegjël, teksa duket sikur po shijon natyrën dhe pamjet e një tempulli kafshësh të egra.

Edhe pse pozat janë vërtetë të bukura, këto foto kanë qenë arsye që Kim të marrë kritika masive në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj. Kjo për arsyen se mënyra si elefantët stërviten apo trajnohen që të lejojnë njerëzit të hipin mbi ta, konsiderohet si e gabuar, madje dhe abuzive. Shumë agjenci udëhtimesh, përfshirë dhe TripAdvisor, ofertat turistike të vendeve që ofrojnë xhiro me elefantë i kanë hequr kohët e fundit, pas denoncimeve të shumta të shoqatave të kafshëve apo edhe vetë njerëve për mënyrat se si trajtohen këto krijesa në mënyrë që të zbatojnë urdhërat e njerëzve.

Ndër reaguesit më të ashpër kundër fotove të Kim, ka qenë aktori i “Downton Abbey”, Peter Egan, i cili në rrjetin social Twitter shkroi: “Çfarë injorance dhe mungese respekti. Nuk e kupton ajo, çfarë mizorie ushtrohet mbi këta elefantë që të rrijnë në vend për fotot e saj.”


Ndërkohë komentues të tjerë kanë thënë që këto elefantë ndahen nga nënat e tyre në mënyrë që të përdoren nga njerëzit për zbavitje dhe Kim duhet të ndihet e turpëruar ose i kërkojnë që në vend që të bëjë xhiro mbi ta, ti ndihmojë që mos vuajnë nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm.

Për Metro.uk, një nga shoqatat më të mëdha të kafshëve në botë thotë: “Në të gjithë botën, shumë turistëve i ofrohet mundësia që të hipin mbi elefantë bebe por ata nuk e dinë cfarë mizore ushtrohet mbi këto kafshë. Trajnimet e tmerrshme që elefantët të stërviten i lënë ata me pasoja në trup dhe në mendje, madje disa prej tyre edhe nuk ja dalin dot të jetojnë. “

Gjithsesi ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka reaguar ndaj kritikave duke thënë se: “Ne vizituam një tempull elefantësh, ku këto kafshë janë shpëtuar nga një vend afër Balit dhe drejtohet nga një organizatë e cila punon për ti shpëtuar këto krijesa të bukura. Ne I bëm kërkimet tona para se të shkonim”.

Por shpjegimi i Kim duket se nuk ka i ka mjaftuar ndjekësve të saj të cilët vazhdojnë ta kritikojnë pavarësisht sa korrekte mund të kenë qenë veprimet e saj. /Blitz.al/

Share