Blitz

 Breaking News

Bora Zemani tregon si do të reagojë për lidhjen e re të ish partnerit: “Unë i uroj…”

Bora Zemani tregon si do të reagojë për lidhjen e re të ish partnerit: “Unë i uroj…”
November 25
13:56 2018

Prezantuesja e “Kënga Magjike”, Bora Zemani dhe ish partneri i saj Vin Veli, i dhanë fund lidhjes së tyre para disa kohësh. Megjithatë se si është marrëdhënie e tyre pas ndarjes ka qenë gjithnjë temë e pyetjeve që i bëhen moderatores, për shkak edhe të faktit që ata kanë një djalë bashkë, Arborin.

Bora ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ndër të tjera është pyetur nga Fatma dhe Aulona, pikërisht për raportin me Vinin dhe nëse ka patur “luftë” apo “paqe” mes tyre. Ashtu si dhe më parë ajo është shprehur se gjithçka mes tyre është okej e momenti i keq pas ndarjes ka mbaruar shumë shpejt. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk janë miq, por përpiqen që djalit të tyre mos ti mungojë asgjë.

Ndërkohë për pyetjen e Aulonës se si do të ndihet kur Vini do të bëjë zyrtare që do të ketë një partnere të re ajo thotë: “Nuk do më vijë asnjë gjë fare. Unë i uroj sa më shumë lumturi, kjo gjë nuk ka lidhje me mua fare.”

Nga këto fjalë duket se historia mes tyre vërtetë është hedhur pas krahëve dhe mbi të gjitha “paqja” mes tyre është e vërtetë. /Blitz.al/

Share