Blitz

 Breaking News

Blogeri që vizitoi Shqipërinë zbulon shumën e pabesueshme që fiton nga videot e tij

Blogeri që vizitoi Shqipërinë zbulon shumën e pabesueshme që fiton nga videot e tij
November 04
15:29 2018

Nas Daily, blogeri shumë i famshëm në të gjithë botë, javën e fundit ka qënduar në Shqipëri, ku ka realizuar disa video interesante mbi vendin tonë dhe i ka shpërndarë në faqen t ij në Facebook. Ai numëron gati 10 milionë ndjekës në këtë rrjet social dhe videot e tij marrin shumë reagime.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe ndër të tjera ka folur dhe për udhëtimet që bën në të gjithë botën dhe se si financohet. Nas pranon se paguhet nga kompani të ndryshme qe te bëjë video për ta ose vendos reklamat e tyre në mes të videove që shpërndan në rrjetet sociale. “Nëse ke mbi 9 milion ndjekës në Facebook, shumë kompani të japin para për të bërë video për ta. Pra nëse ti do që të bëj një video për ty që do postohet në faqene Facebook-ut tënd, unë do të marr shumë para”- tha blogeri.

I pyetur nga moderator Ermal Mamaqi se sa para merr ai u përgjigj: “50 mijë dollarë, është e shtrenjtë, është shumë e shtrenjtë. Sepse sikur 1 milion njerëz ta shikojnë videon ja vlejnë paratë.”

Gjithashtu ai rrëfeu se ai nuk e filloi gjithë këtë për të fituar para, madje në fillimet e tij ai kishte humbur sepse vetëm kishte investuar.

Tani ai është drejt fundit të udhëtimeve të tij nëpër botë por puna e tij si bloger me faqen e tij shumë të ndjekur me sguri do të vazhdojë, sidomos kur bëhet fjalë për shifra të tilla. /Blitz.al/

Share