Blitz

 Breaking News

Bleona zbulon detaje nga libri i ri: “Pjesë e tij do të jenë sheikë, miliarderë, producentë dhe politikanë shqiptarë”

Bleona zbulon detaje nga libri i ri: “Pjesë e tij do të jenë sheikë, miliarderë, producentë dhe politikanë shqiptarë”
November 07
17:11 2018

Pavarësisht se kohët e fundit Bleona Qereti ka qenë aktive në muzikë dhe ka lançuar dy këngë, “I don’t need your love” dhe “Monster”, sërish publiku që e ndjek duket se është më i interesuar të dijë për librin që ajo ka lajmëruar se do të publikojë.

Në fakt për librin autobiografik të këngëtares është folur shumë nëpër media dhe është komentuar dhë në rrjetet sociale. Ndër të tjera është aluduar gjithmonë se Bleona do të shkruajë dhe për të dashurit e saj apo persona të rëndësishëm të politikës tonë por e vërteta qëndron ndryshe.

Vetë artistja ka folur për këtë në një intervistë për “Telegrafi.com” dhe rrëfen se në fakt libri jo vetëm që do të jetë për publikun ndërkombëtar por edhe do të flasë më së shumti për ngjarjet që i kanë ndodhur asaj jashtë Shqipërisë.

“Nuk më intereson fare tregu shqiptar por ai ndërkombëtar dhe libri do të dalë kur unë të jem gati për këtë treg që të tregoj historinë time, si jam bërë “Bleona”- thotë këngëtarja -“Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç e kam thënë dhe nëpër intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë”.

Gjithashtu ajo pranon se në libër do të flitet për vështirësitë dhe gjërat me të cilat është përballur përballur, me njerëzit që kanë dashur ta pengojnë, ose që e kanë ndihmuar. Pra me pak fjalë do të lexohet për marrdhëniet njerëzore dhe jo për ato seksuale. “Më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen “legjendat e mëndjes së tyre”, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrant, as tek qeveria në Shqipëri”- shton Bleona dhe në fund pranon se gjithsesi pjesë e librit do të jenë disa politikanë të vendit tonë, së bashku me sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash. /Blitz.al/

Share