Blitz

 Breaking News

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku përdorin këngën “Jehonë” për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku përdorin këngën “Jehonë” për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm
October 22
18:05 2018

Ndryshe nga se mund të pritet rubrika “BE coffe” e “Të Dielës Shqiptare” e drejtuar nga Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku këtë të dielë nuk kishte në përmbajtje vetëm humor, ironi dhe të qeshura por dhe një mesazh sensibilizues.

Sfida e këngëve që realizohet nga Besi dhe “Kimikati” këtë herë u përdor që dy aktorët të bënin një performancë emocionuese. Ata përdorën këngën “Jehonë” të Aurela Gaçe dhe West Side Family por me një tjetër tekst nga skenaristi Vangjel Kozma si për të bërë thirrje për atë që po i bëjmë natyrës. Në tekst përmenden pakujdesia totale me të cilën ne trajtojmë çdo cep të vendit tonë, faktin që shumë njerëz djegin pemët e pyjet për qëllimet e tyre të pajustifikueshme apo bëhet ironi dhe me fjalët që përdorim kur duam të sillemi si patriot por kur vjen fjala tek toka jonë nuk jemi aspak.

Besi ka bërë një postim në Instagram kur shkruan dhe një pjesë të tekstit dhe ndjekësit e tij e kanë mbështetur këtë përformancë dhe mesazhin e vlefshëm që jep.

Në fakt na bëhet qefi që çunat kanë vendour që hapsirën e tyre televizive dhe që ka një audiencë të madhe ta përdorin për shpërndarjen e një mesazhi të tillë. Performancën e plotë mund ta ndiqni në minutat e fundit të videos së mëposhtme:

/Blitz.al/

Share