Blitz

 Breaking News

Belaja me politikën tonë: Të hyjnë në shtrat pastaj të quajnë dhe “barkë dërr”

Belaja me politikën tonë: Të hyjnë në shtrat pastaj të quajnë dhe “barkë dërr”
November 12
18:26 2018

Le ta pranojmë se javën që lamë pas politika dominoi mbi showbiz-in!

 

Prej pak kohësh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim në mënyrë që të nxitet leximi tek çdo moshë në Shqipëri. Në kuadër të kësaj nisme Kumbaro postoi një javë më parë në rrjetet sociale një shprehje të huazuar nga regjisori dhe aktori amerikan John Waters.

“We need to make books cool again. If you go home with somebody and they don’t have books, don’t fuck them. Don’t let them explore you until they’ve explored the secret universes of books.(Na duhet t’i bëjmë librat të këndshëm sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe ata nuk kanë libra, mos kryeni marrëdhënie seksuale. Mos i lini t’ju eksplorojnë derisa të kenë eksploruar sekretet universale të librave.)”- shkruante Kumbaro në Twitter.

Postimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ku nxiste të rinjtë për të lexuar ka bërë bujë të madhe. Mjaftoi vetëm një postim i tillë që ministrja të kthehej në burim memesh të pafundme, kritikash të një pas njëshme nga publiku por edhe nga personazhe të njohur të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Lexues të rregullt por edhe  ata që s’kishin prekur libër me dorë që nga koha e përfundimit të shkollës filluan të flisnin për librat bazuar në shprehjen e famshme të Joihn Waters e rithënë nga ministrja jonë e Kulturës. Njerëzit filluan të publikonin foto me libra në duar thua se kjo do të tregonte se ata ishin të “aftë” të përmbushnin “kushtin” se janë libradashës ndaj edhe partnerët do të mund të shkonin me ta.

Ashtu si padashur ministrja jonë e arriti qëllimin. Prej një jave ajo ka vënë librin në qendër të vëmendjes dhe ka bërë një marketing të nismës së saj që as panairi i librit nuk e ka arritur.

Le të themi se Kumbaro jo më kot e ka këtë mandat të dytë, di se si të tërheqë vëmendje për planet që ajo ka sepse e di pikën e fortë të shqiptarëve: seksin.

Nëse ti flet për seksin njerëzit të dëgjojnë. Nëse ti shkruan për seksin njerëzit të lexojnë akoma edhe më shumë ( “50 Shades of Grey” ka rekorde shitjes në Shqipëri duke lënë pas shumë libra që kanë fitur çmime por s’kanë të njëjtën tematikë) nëse ti promovon “seksin” njerëzit të ndjekin. Në thelb shprehja që Mirela Kumbaro përdori është shumë e vërtetë sepse inteligjenca apo thënë më mirë informimi dhe të qenurit një njeri i lexuar e bën seksin akoma edhe më të mirë.

 

Një tjetër emër i njohur i politikës tërhoqi vëmendje javën që lamë pas.

Sandër Lleshi u emërua nga qeveria si zv.ministër i Brendshëm, me kompetencat e një ministri. Që ditën e parë në detyrën e re ai dha disa urdhëra të cilat u konsideruan si jo të zakonshme. Fillimisht ai ndaloi punonjësit e Ministrisë që drejton, të frekuentojnë ambientet e kafeve gjatë orarit të punës por edhe punonjësit e policisë. Urdhëri i fundit që Sandër Lleshi ka nxjerrë përmban 19 pika, kryesisht për etikën e punonjësve të policisë.

Pika që bën më shumë përshtypje është ajo numër 8 e cila thotë se “punonjësit e policisë mbi peshë (bark dërra) duhet të shmangin shërbimet në vendet e dukshme, për të ruajtur etikën në sytë e opinionit publik.”

Pikërisht termi “Barkë dërra” u kthye në viral si një koment aspak i përshtatshëm për t’u vendosur në urdhëresën e një ministri të Brendshëm.  Hapi i parë i Z. Lleshi ishte disi i gabuar pasi ky term konsiderohet ofendues dhe joetik. Në fund të fundit çfarë të keqe ka të jesh polic, mbi peshë, 100 e kusur kilogram kur punën mund ta kryesh shumë mirë?

Etika në sytë e opinionit publik në fakt duhet të nënkuptojë komunikimin brenda normave të edukatës dhe profesionalizmit duke zbatuar të drejtat dhe detyrat që duhet të ketë një person i punësuar si polic rrugor. Ku janë këto vende pak të dukshme ku duhen degdisur këta polica “bark dërra” për të ruajtur etikën në sytë e opinionit publik? Na falni po një pjesë e mirë e policëve që kemi hasur janë mbipeshë! Eleganca dhe format e trupit i duhen lënë fushës së modës , se në fund të fundit nuk do organizohet Miss dhe Mister Policia.

Nga këto dy raste arrin të kuptosh se ndonjëherë duke dashur të jesh cool ose të strukturosh apo promovosh një nismë politike, jo gjithmonë godet në shenjë.

 

 

Share