Blitz

 Breaking News

Bebe Rexha dhe Rita Ora shihen në shoqërine e njëra tjetrës në AMAs dhe “harrojnë” Dua Lipën

Bebe Rexha dhe Rita Ora shihen në shoqërine e njëra tjetrës në AMAs dhe “harrojnë” Dua Lipën
October 10
10:43 2018

Mbrëmjen e djeshme artistet me origjinë shqiptare morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve AMAs, më saktë Dua Lipa dhuroi një performancë të shkëlqyer të hiteve të saj të fundit ndërsa Rita Ora dhe Bebe Rexha prezantuan një trofe së bashku. Nga postimet e të trejave në Instagram mund të shohim që ashtu siç pritej Dua e ka shmangur një takim të mundshëm me Ritën, si gjatë parakalimit në tapetin e kuq por dhe gjatë zhvillimit të mbrëmjes muzikore. Për më tepër ajo nuk është parë as në shoqërinë e Bebe Rexhës për arsyen e vetme sepse kjo e  fundit ka zgjedhur të qëndrojë me Ritën gjatë gjithë kohës, madje dhë në after partyn e organizuar. Bebe ka postuar dhe një video të shkurtër në story ku në një farë mënyre “feston” për linjat e autores së hitit “Let u love me”.

Gjithsesi ajo që i bëri përshtypje fansave të tyre është se në fakt edhe pse thuhet se Dua me Ritën nuk kanë një marrdhënie të mirë me njëra tjetrën idenë për veshjen në AMAs e kishin pak a shumë të njejtë. Siç mund ta shikoni nga foto e mëposhtme model i fustaneve të tyre është goxha i ngjashëm por gjithsesi ngjyra i ndryshon. Ndërkohë Bebe Rexha ka pasur një ide tjetër për veshjen e saj por sigurisht duket po aq bukur sa vajzat.

Nuk e dimë nëse e kanë shmangur shoqrinë e nëjra tjetrës me qëllim apo ka qenë vetëm për shkak të axhendave përkatëse por duhet thënë që nëse Duas dhe Ritas i ka shkuar mendja të veshin të nejetën gjë gjatë një mbrëmje si kjo ndoshta kanë më shumë të përbashkëta nga sa mendojnë, mund të ishin shoqe shumë të mira. /Blitz.al/

Share