Blitz

 Breaking News

Bashkëshortet e lidërve politikë të botës mblidhen në Paris dhe “vjedhin shfaqjen” nga partnerët e tyre

Bashkëshortet e lidërve politikë të botës mblidhen në Paris dhe “vjedhin shfaqjen” nga partnerët e tyre
November 11
19:25 2018

Politikanë nga e gjithë bota dhe pjestarë të “shoqërisë së lartë” u mblodhën mbrëmjen e djeshme në muzeun Orsay, në Paris, të ftuar nga Presidenti i Francës Macron. Ai ishte mikëpritës i eventit që u organizua me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ose sic quhet ndryshe “Armistice Day”.

Pavarësisht se kjo është një ditë përkujtimore, mbrëmjen e djeshme eventi ishte i mbushur plot me glamour dhe stil, pasi së bashku me liderat e politikës botëore ishin të pranishme dhe bashkëshortet apo partneret e tyre. Natyrisht, në rolin e bashkë-mikëpritësit, Brigitte Macron bëri përpjekjen maksimale për tu dukur sa më mirë, e veshur me një xhaketë dhe një fustan blu, duke u kombinuar dhe me bashkëshortin e saj.

Por padyshim vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump. E veshur me një kostum ose “tuxedo”, ajo dukej shumë mirë në krah të Donald Trump. Shikoni sa ironike është dhe kjo foto e ciftit Trump me ciftin Erdogan, me Melanian të veshur me një “veshje burrash”.

Gjithashtu vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi dhe Princesha Charlene e Monacos, e cila dukej super shik teksa qëndronte në krah të Princit Albert të Monacos. Ajo kishte zgjedhur një fustan mbrëmjen të zi, që nxirrte në pah figurën e saj statike.

Ndërkohë Monika Babsiova, gruaja e kryeministrit të Republikës Ceke, ishte një nga femrat e pakta të mbrëmjes që kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe por fakti që duket shumë mirë me fustanin në këtë ngjyrë, e justifikon. 44 vjecarja në fakt, njihet për dashurinë që ka për markat si Fendi, Gucci apo Dior prandaj kjo paraqitje nuk është cudi.

Në listën e partnereve që shkëlqyen në “Armistice Day”, është dhe Peristera Baziana, gjysma e kryeministrit grek Alexis Tsipras. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan velvet në ngjyrë kuqe të errët dhe poshtë saj mbante një veshje tyli që i qëndronte sipër gjurit.

Më poshtë mund të shikoni dhe se si janë paraqitur përkrah shoqëruesve të tyre në këtë event të vecantë, gruaja e Presidentit të Rumanisë Carmen Iohannis, Zonja e Parë e Kongos Antoinette Sassou Nguesso, partnerja e kryeministrit belg Amelie Derbaudrenghien, bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës Maryna Poroshenko dhe gruaja e Presidentit të Turqisë Emine Erdogan.

/Blitz.al/

Share