Blitz

 Breaking News

Arsyeja e ndarjes së Ariana Grandes me Pete Devidson mesa duket është Mac Miller…

Arsyeja e ndarjes së Ariana Grandes me Pete Devidson mesa duket është Mac Miller…
October 19
19:25 2018

Pete Devidson i ka dërguar Mac Miller foto intime me Ariana Granden, para vdekjes. Ky të paktën është thashethemi i cili po qarkullon gjërësisht në rrjetë sociale orët e fundit.

Lajmi  ka shkaktuar mjaft polemika dhe fansat e Ariana Grandes dhe Mac Miller janë zemëruar për këtë shkak.

Sipas TMZ, Devidson i ka dërguar foto intime reperit të ndjerë për t’i dhënë fund shpresave për një rikthim të mundshëm me këngëtaren.

Thuhet që Grande e zbuloi këtë gjë nga të afërmit e Mac Miller, dhe gjithmonë sipas thashethemeve, kjo është edhe arsyeja që ajo kërkoi ndarjen Devidson.

Mac Miller vdiq vetëm një muaj më parë nga një mbidozë , në një moshë shumë të re.

Ai dhe këngëtarja kishin një lidhje 2-vjeçare, derisa u ndanë në fund të muajit Maj, dhe fill më pas Grande u fejua me komedianin Devidson, me të cilin deklaroi ndarjen në 14 tetor, por asnjëherë nuk u fol për arsyen.

Akoma nuk mund të thuhet me siguri nëse lajmi është i vërtetë, por fakt është që po diskutohet kudo në rrjete sociale për këtë temë. /Blitz.al/

 

 

Share