Blitz

 Breaking News

Ariana Grande ndihet ‘’fajtore’’ për faktin që lejoi ankthin ta mposhtë pas ndarjes nga i fejuari

Ariana Grande ndihet ‘’fajtore’’ për faktin që lejoi ankthin ta mposhtë pas ndarjes nga i fejuari
October 31
09:27 2018

Dy vitet e fundit kanë qenë vërtetë të vështira për Ariana Granden. Fillimisht koncerti i saj në Manchester u godit nga një sulm terrorist ku pati dhe viktima. Pasi ju deshën 1 vit për të marrë veten nga kjo ngjarje dhe të dilte sërish në publik, ish i dashuri i saj Mac Miller u vetëvra disa muaj më vonë dhe tani së fundmi fejesa e saj me Pete Davidson mori fund.

Por edhe pse ka kaluar kaq shumë, në kaq pak kohë, ajo disi ja ka dalë që të sjellë një super album ‘’Sweetener’ dhe këngë si ‘’God Is a Woman’’. E ftuar në ‘’BBC Music Special’’ ajo ka folur për faktin që gjithçka që ka kaluar, e ka bërë të vuajë nga ankthi dhe se e ka pranuar që tashmë ajo ka  një problem me shëndetin mendor.

‘’Unë gati  sa nuk po fajsoja veten për gjendjen e ankthit sepse në fakt është thjeshtë në kokën tënde dhe është çmenduri sa e fuqishme mund të bëhet.’’-rrëfehet Grande ndërkohë pranon se sa herë përballej me diçka, gjëndja e saj rëndohej- ‘’Ti ke uljet dhe ngritjet e tua dhe ndonjëherë do kalojnë javë kur je duke bërë mirë dhe nuk ke ankth por diçka ndodh dhe për disa ditë je e mërzitur, nuk ke dshirë të bësh asgjë’’.

Gjithsesi ajo i ka kujtuar të gjithëve se e rëndësishme është të kesh njerëz që të qëndrojnë pranë, si familja, shoqëria apo bashkëpuntorët që të frymëzojnë të bësh më mirë. Kështu i ndodhi dhe vetë asaj kur sapo u nda nga Pete Davidson, u ftua të performonte në një event të rëndësishëm dhe fillimihst e refuzoi por më pas arritit të dalë në publik dhe të këndojë. ‘’Nuk mund ta besoj që desh lejova ankthin ta prishte këtë për mua’’-shkroi Ari në atë kohë në Instagram. /Blitz.al/

Share