Blitz

 Breaking News

Andrra surprizon Sinan Hoxhën për ditëlindje. Ky i fundit është burrë me fat

Andrra surprizon Sinan Hoxhën për ditëlindje. Ky i fundit është burrë me fat
September 05
21:17 2017

Andrra është një vajzë e bukur, gjithmonë e sjellshme dhe mjaft e ëmbël në të gjitha daljet publike e sikur mos të mjaftonin këto, ajo është tërësisht e dedikuar për t’ia zbukuruar jetën bashkëshortit të saj, Sinan Hoxha.

Ky i fundit feston sot ditën e lindjes, ndaj dhe Andrra ka menduar t’i organizojë një festë surprizë me miqtë e tij më të mirë. Në një tavolinë të shtruar mjaft bukur e plot me kolegë që e kanë vlerësuar Sinanin gjithmonë, këngëtari është ndjerë më i emocionuar se kurrë.

Me së shumti nga rrjetet sociale bien në sy të ftuarit si Soni Malaj, miku i tij Seldi, Silva Gunbardhi dhe shumë të tjerë që na kanë treguar pak nga mbrëmja që sapo ka nisur për ta me anë të Instagramit.

Po sa djalë me fat që je more Sinan! /Blitz.al/

Share