Blitz

 Breaking News

AMAs 2018: Përmbledhja e mbrëmjes së muzikës amerikane, kush ishin fituesit?

AMAs 2018: Përmbledhja e mbrëmjes së muzikës amerikane, kush ishin fituesit?
October 10
09:43 2018

Mbrëmjen e djeshme në “Microsoft Theater” , Los Angeles u mbajtën American Music Awards. Nata më e madhe e muzikës amerikane i kishte të gjitha, që nga fituesit suprizëdhe ata që priteshin të triumfonin, momentet politike, një perkujtimore për Aretha Franklin dhe performaca të jashtëzakonshme. Meqë ra fjala te performancat, ata të cilët i vunë zjarrin skenës, literalisht , ishin “21 pilots” të cilët në performacën e tyre kishin menduar ti vinin zjarrin një makine. Ndërsa në kuptimin figurative skenën e ndezën Post Malone dhe Ty Dolla Sign të cilët kënduan hite si “Better Noë” apo “Psycho”. Gjithashtu Cardi B me Bad Bunny dhe J Balvin performuan këndën ndoshta më të dëgjuar të kësaj vere “I like it”, ndërkohë që pati dhe një moment krenarie kuq e zi kur Dua Lipa dhuroi spektakël me koreografinë dhe interpretimin e këngëve të saj të fundit. Gjithsesi performance më e bukur e mbrëmjes ishte ajo që në fakt erdhi dhe si suprizë kur legjenda e hip hopit Missy Elliot u ngjit në skenë bashkë me Ciara por nuk mbetet pas as interpretimi i “Bohemian Rhapsody” nga Panic! at the Disco, të cilët ose po i  bënin reklamë filmit të ri me të njejtin emër që do të dalë shpejtë në kinema ose i provuan të gjithëve që janë shumë të mirë në karaoke. Si gjithmonë e pranishme në spektakël ishte dhe Jennifer Lopez e cila performoi këngën frymëzuese “Limitless” e cila është dhe kolona zanore e filmit të saj të ri. Performancat më të bukura të mbrëmjes mund ti shikoni këtu por pasi të shihni fituesit të cilët janë më poshtë…

 

Nëse do flasim një moment për fituesit, Taylor Swift ishte më e vlerësuara e mbrëmjes, e cila theu dhe rekodrin e Whitney Huston si femra më me shumë çmime në të gjithë historinë e AMAs dhe rekordin për artistët në përgjithësi.  Askush nuk e  kupton si ndodhi kjo, pra si mori trofeun e artistit të vitit kur ka qenë një ndër këngëtaret më pak aktive në industrinë amerikane dhe për më tepër si arriti të marri vlerësimin për “Turneun më të mirë botëror” para Jay Z dhe Beyonce por për sa kohë Kanye West nuk ishte aty për ta ndaluar ajo festoi për suksesin e saj.  Triumf kishte dhe për fenomenin Cardi B dhe vitin e pabesueshëm që la pas. Ajo mbajti një fjalim jo dhe aq të zakonshëm fitoreje ku ndër të tjerët falenderoi vajzën e saj. Moment prekës ishte kur i ndjeri XXXtentacion mori çmimin për albumin më të mirë Soul/R&B. Gjithashtu Camilla Cabella, ajo që këndon atë Havana na na na u vlerësua si për këtë këngë, pra për “Bashkëpunimin e Vitit”, gjithashtu si “Artistja e re më e mirë”, trofe që ja rrëmbeu Dua Lipas. Post Malone, Migos, Khalid, Rihanna ishin të tjerët që u vlerësuan por që nuk u konsideruan surprizë. Oh po, “Black Panther” mori çmimin si filmi me kolonën më të mirë zanore, këtë po e shtoj sepse është “Black Panther” domethënë, nuk është se kam ndonjë arsye tjetër. Listën e plotë të fituesve mund ta shikoni këtu:

ARTISTI I VITIT
Drake
Imagine Dragons
Post Malone
Ed Sheeran
Fituesja: Taylor Swift

ARTISTI I RI ME I MIRE
Fituesja: Camila Cabello
Cardi B
Khalid
Dua Lipa
XXXTentacion

BASHKEPUNIMI I VITIT 
Fituesit: “Havanna,” Camila Cabello ft. Young Thug
“Finesse,” Bruno Mars & Cardi B
“Rockstar,” Post Malone ft. 21 Savage
“Meant to Be,” Beba Rhexha and Florida Georgia Line
“The Middle,” Zedd, Maren Morris and Grey

ARTISTJA E PREFERUAR, POP/ROCK 
Camilla Cabello
Cardi B
Fituesja: Taylor Swift

ARTISTI I PREFERUAR, POP/ROCK 
Drake
Fituesi: Post Malone
Ed Sheeran

GRUPI I PREFERUAR, POP/ROCK 
Imagine Dragons
Maroon 5
Fituesit: Migos

KENGA E PREFERUAR, POP/ROCK
Fituesi: “Havanna,” Camila Cabello ft. Young Thug
“God’s Plan,” by Drake
“Perfect,” by Ed Sheeran

ALBUMI I PREFERUAR, POP/ROCK 
Scorpion, Drake
÷, Ed Sheeran
Fituesja: Reputation, Taylor Swift

ARTISTI PREFERUAR, RAP/HIP-HOP 
Fituesja: Cardi B
Drake
Post Malone

ARTISTI PREFERUAR, SOUL/R&B 
Fituesi: Khalid
Bruno Mars
The Weeknd

ARTISTJA E PREFERUAR, SOUL/R&B 
Ella Mai
Fituesja: Rihanna
SZA

KENGA E PREFERUAR, SOUL/R&B 
“Young, Dumb, and Broke,” Khalid
“Boo’d Up,” Ella Mai
Fituesja: “Finesse,” Bruno Mars & Cardi B

ALBUMI I PREFERUAR, RAP/HIP-HOP 
Scorpion, Drake
Luv Is Rage 2, Lil Uzi Vert
Fituesi: Beerbongs & Bentleys, Post Malone

KENGA E PREFERUAR, RAP/HIP-HOP 
Fituesja: “Bodak Yellow,” Cardi B
“God’s Plan,” Drake
“Rockstar,” Post Malone ft. 21 Savage

ALBUMI I PREFERUAR, SOUL/R&B
American Teen, Khalid
CTRL, SZA,
Fituesi: 17, XXXTentacion

ARTISTI PREFERUAR, ALTERNATIVE ROCK 
Imagine Dragons
Fituesi: Panic at the Disco
Portugal. the Man

KOLONA ZANORE E PREFERUAR
Fituesi: Black Panther
The Greatest Showman
The Fate of the Furious

/Blitz.al/

 

Share