Blitz

 Breaking News

Alba Hoxha komplimenton veten por Albi Nako i kthen një përgjigje që do të qeshni sapo ta lexoni

Alba Hoxha komplimenton veten por Albi Nako i kthen një përgjigje që do të qeshni sapo ta lexoni
October 17
17:43 2018

 

Mediat janë duke shkruar prej kohësh për Albi Nakon dhe Alba Hoxhën, se mes tyre ata nuk janë thjesht koreografi dhe balerina e ”Albi Nako Dance “ por  marrëdhënia e tyre profesionale është kthyer në personale. Portalet kanë shkruar se Albi dhe Alba janë në një lidhje dhe pas ndarjes nga Klaudia Pepa, koreografi është lidhur me vajzën që momentalisht prezanton motin në Tv Klan.

Theksojmë që deri tani asnjëri prej të dyve nuk ka pohuar publikisht se mes tyre ka diçka. Por pavarësisht kësaj shoqërimi i tyre më i shpeshtë kohët e fundit dhe “ngacmimet” në Instagram lënë vend për koment.

Ditën e  djeshme Alba ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet bashkë me mbesën e saj Meila.

“E di Meila që ka tezen më të mirë në botë?”-  shkruan ajo bashkangjitur fotos.

Por ai që tërheq vëmendjen në këtë foto kaq të ëmbël të balerinës me mbesën e saj është një koment i Albit.

“ E di Meila sa është rrit çmimi prasit në treg? “,- shkruan  ai duke “thumbuar” me shaka faktin që Alba është përpjekur t’ja bëjë qejfin vetes me këtë postim. /Blitz.al/

Share