Blitz

 Breaking News

Aksidenti i Vera Grabockës, flet Alketa: Nëse ajo nuk do të ishte dje në spektakël, unë nuk do të dilja në trasmetim

Aksidenti i Vera Grabockës, flet Alketa: Nëse ajo nuk do të ishte dje në spektakël, unë nuk do të dilja në trasmetim
September 25
20:03 2018

Mbrëmjen e djeshme Blitz.al zbuloi se Vera Grabocka kishte pësuar një aksident të rëndë si pasojë e të cilit kishte thyer këmbën.

Por pavarësisht gjendjes shëndetësore regjisorja e njohur ishte sërish në punë, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e spektaklit “Dance With Me”, në pultin e regjisë. Alketa Vejsiu, moderatorja e spektaklit të kërcimit pak më parë ka treguar se si është gjendja shëndetësore e bashkëpunëtores së saj të pandarë, duke zbuluar gjithashtu se nëse Vera nuk do të ishte dje në trasmetimin “live” as ajo nuk do të merrte guximin të dilte në prezantim.

“Vera Grabocka eshte si kokrra mollës! Ka ndrydhur pak kaviljen se s’mund të heqë dore nga rituali i ecjes çdo ditë në pyll! Por vertikalen mbi shpatulla e bën më mirë se balerinat! Dje përfunduam natën e dytë në “Dance With Me Albania” dhe po ju them dhe një sekret tjetër; Nëse Vera nuk do të ishte në regjinë televizive dje, unë nuk do dilja në program! Vera në komanden e produksionit me kaviljen e ndrydhur si normalisht vijon jetën dhe punën!”,- shkruan Alketa.

Ne i urojmë shërim të shpejtë regjisores së njohur e cila pavarësisht gjendjes shëndetësore sërish zgjodhi të punonte./Blitz.al/

 

Share