Blitz

 Breaking News

5 lloje komentesh në rrjete sociale me të cilat hasemi çdo ditë

5 lloje komentesh në rrjete sociale me të cilat hasemi çdo ditë
September 27
17:32 2018

Rrjetet sociale janë kthyer në rutinën e përditshme të çdo individi. Dyshojmë se shumë prej jush nuk hyjnë minimalisht dy herë gjatë ditës (ka dhe disa që rrinë thuajse gjatë gjithë kohës)  në Instagram dhe të shohin gjithçka është publikuar, shkruar në profilet e miqve dhe komentet që ndjekësit i kanë shkruar. Ka disa kategori ndjekësish në Instagram por edhe komentuesish gjithashtu.

Së fundmi është vënë akoma edhe më shumë në dukje fakti që komentuesit janë bërë akoma edhe më shumë të flaktë, akoma edhe më shumë kritikues se kurrë më parë. Ka shumë personazhe të njohur siç është Aulona Musta apo Fiori Dardha të cilat kanë ngritur zërin ndaj komenteve keqdashëse, ofenduese e të sëmura që u kanë ardhur në llogaritë e tyre. Gjithkush ka të drejtë të publikojë në Instagram-in e tij çfarë të dëshirojë nga jeta e tij personale apo nga rutina e tij e përditshme. Fakti që të tjerë kanë akses të shohin dhe të komentojnë bën që të përballen me lloj-lloj komentuesish, që nga ata që janë të çmendur tmerrësisht pas tyre e deri tek ata që u urojnë më të keqen e mundshme.

Ekspertët e photoshopi-it

Sapo një personazh ose kushdo që ka vendosur të mbajë një profil publik në Instagram hedh një foto, mes shumë komenteve që mbërrijnë është e sigurt që gati gjysma e tyre do të jenë “ekspertët e Photoshop-it”. Qëllimi i kësaj kategorie është të shohë deri në imtësi se mos gjejë ndonjë shtrembërim të mundshëm të një muri aty afër, apo një dorë më të hollë. Nëse arrijnë të gjejnë qoftë edhe një detaj të vogël që ndoshta edhe efekti i dritës ka ndikuar për të dalë pak çuditshëm, kaq mjafton që të vërshojnë me kritika të hapura se nuk je aspak e vërtetë, je fallco, se përdor photoshop-in për t’u dukur më e hollë, më e bardhë, më me ngjyrë, me e gjatë, më e shkurtër, me vithe më të mëdha, me bel më të hollë etj etj. Qëllimi i vetëm është një: të tregojnë se ti je duke i mashtruar të gjithë se dukesh si në foto por sipas tyre në fakt nuk je!

Kirurgët e operacioneve plastike

Ki kujdes nëse vendos të nxjerrësh një foto në rrjetet sociale ku duken vithet e tua në formë të rrumbullakosur, këmba jote e gjatë dhe gjinjtë e tu të formuar. Nuk po themi se do rrezikosh dhe kushedi se ç’mund të ndodhë por duhet të keni të qartë se prej vitesh në rrjete sociale qarkullojnë kirurgë të operacioneve plastike me profesion të përditshëm “të qëndruarin kot në Instagram” të cilët nuk e humbin mundësinë të të nxjerrin “zbuluar”. Qëllimi i tyre i vetëm është të të “demaskojnë” se nuk je e bërë nga nëna natyrë por nga bisturia. Në fakt në fakt janë vetë ata që e kuptojnë se në të vërtetë nëse njërën këmbë teksa pozon e ngre pak më sipër se tjetra, këmba jote duket më e gjatë, apo nëse mbështet të dyja duart në tavolinë dhe i mban pranë njëra-tjetrës gjinjtë e tu mblidhen dhe nuk janë më të lëshuar. Ose thjesht rropatesh duke bërë palestër dhe më në fund ke arritur të rregullosh fizikun tënd. “Kirurgët e operacioneve plastike” janë ekspertë ndaj është e vështirë t’ua mbushësh mendjen.

Kritikuesit e rregullt

Mes shumë komentesh nuk mungon asnjëherë ajo kritikuesja e rregullt që nuk pëlqen asgjë tek ty por që të ndjek rregullisht, madje edhe pse nuk i ke pëlqyer kurrë ajo vazhdon të të ndjek rregullisht në çdo postim dhe Instastory. “Flokët i ke keq, buzën e ke shtrembër, fiziku yt me muskuj ta shpif, je shumë e shëndoshë, lyhesh shumë, si del pa u rregulluar fare njëherë…

Shpirti, zemra, jetë, “mpuq”!

Pavarësisht komenteve negative ka edhe nga këto komentet gjithë mjaltë, plot dashuri në të cilat nuk mungojnë komplimentat e pashtershme të tipi, “yll, gjeni, diva, jetë, shpirt, zemër, pllaq-plluq”, edhe pse në të vërtetë fizikisht mos të njihesh fare me personin që po ti shkruan.

Something-ator/e

Janë hapur pafund faqe fansash të shumë personazheve të njohur: Luanator, Ledritor, Encatics etj ose thënë më përgjithësuese “Someone/something”-atorë të cilët pavarësisht se hapin ato faqet e shumta në mbështetje të artistëve të tyre të preferuar fillojnë dhe bëjnë komente nga më të ndryshmet duke të mbushur me komplimenta./Blitz.al/

Share