Blitz

 Breaking News

4 këngë shqiptare “Lule Bore” për çfarëdo shijesh muzikore

4 këngë shqiptare “Lule Bore” për çfarëdo shijesh muzikore
March 04
21:21 2019

Nuk ndodh shpesh që 4 këngë të kenë të njëjtin titull, dhe nga repertori shqiptar besojmë se është hera e parë. “Lule Bore” ju përshtatet shijeve tuaja muzikore, cilado qofshin ato. Nuk besoni?

“Eja, eja lule borë” u shkrua fillimisht në 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe u kompozua nga Simon Gjoni. Që prej atëherë, vazhdon të mbetet një këngë shumë e dashur për publikun shqiptar. Versione të saj kanë kënduar shumë artistë të ndryshëm, dhe një prej tyre është dhe Aleksandër Gjoka.


Ndërkohë Gena ka kënduar atë që shumë prej nesh e adhurojnë në dasma. Prandaj nëse është ky zhanri juaj i preferuar, shijojeni.

Për të gjithë fansat e Gjikos apo muzikës së tij, mos harroni që në albumin “Energjiko” ka dhe një këngë me këtë titull.
“Lule lule bore po pres pranvera me ardhe e ishalla nuk o ftohte njejt si dita n’janar kur kom lind kush s’munet me m’bind qe kjo bote oshte per t’forte”

Lule bore nga Young Zerka dhe Jumpa- I veçanti që gjithnjë sjellë muzikë “dance/electronic” dhe këtë herë erdhi me një këngë ritmike. E sigurtë që do ju vërë menjëherë në lëvizje dhe do e kërceni gjatë./Blitz.al/

Share