Blitz

 Breaking News

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle së shpejti prindër për herë të parë

Zyrtare: Princ Harry dhe Meghan Markle së shpejti prindër për herë të parë
October 15
09:42 2018

Lajme të shumta qarkulluan pas dasmë së tyre se Meghan Markle është në pritje të ëmbël por asgjë nuk ishte e vërtetë sepse nuk kishte ardhur asnjë konfirmim nga Kensigton Palace.

Por tashmë gjithçka është zyrtare Dukesha e Sussex është shtatzënë. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter, Kensigton Palace në faqen zyrtare ku thuhet se:

“Madhëria e tyre Duka dhe Dukesha e Sussex kanë kënaqësinë të ju lajmërojnë se Dukesha e Sussex është në pritje të një fëmije i cili do të vijë në jetë në pranverën e viti 2019.

Çifti ka nisur një turne në vende të ndryshme dhe sapo janë nisur për në Australi ka dalë edhe lajmi për shtatzëninë e Meghan Markle. Urime çiftit!

 

/Blitz.al/

Share