Blitz

 Breaking News

Zbulohet projekti që manaxheri i famshëm Lele Mora do të sjellë në Tiranë

Zbulohet projekti që manaxheri i famshëm Lele Mora do të sjellë në Tiranë
October 03
15:06 2018

Lele Mora  është një nga personazhet më të njohur Italian, menaxher i shumë VIP-ave të cilët kanë një karrierë të suksesshme në shtetin fqinj si Fabrizzio Corona, Belen Rodriguez, Simona Ventura etj. Gjithashtu Mora është organizues dhe producent i shume eventeve ndërkombëtare.

Ai ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë dhe personi i parë që ka takuar është opinionisti dhe influenceri  Olti Curri. Nga videot e publikuara në “Instagram” duket se ata kanë konsumuar një drekë në prani edhe të disa personazheve  të njohur.

Përflitet se Lele Mora ka ardhur në Shqipëri me një mision dhe ai është “Big Brother Albania Vip”.  Promoja e spektaklit ka disa muaj që është transmetuar në Top Channel por nuk janë dhënë detaje të reja.  Nuk dihet sa të vërteta janë këto thashetheme por nëqoftëse menaxheri i njohur do të jetë në stafin drejtues të këtij spektakli priten surpriza të mëdha. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Me mbretin e showbizit italian Lele Mora 🥂 @lelemora_official

A post shared by Olti Curri 🦀 (@olticurri) on

Share