Blitz

 Breaking News

Zbulohet “molla e sherrit” mes Anxhelinës dhe Beatrixës! Kush është djali për të cilin sot kushërirat nuk flasin me njëra -tjetrën?

Zbulohet “molla e sherrit” mes Anxhelinës dhe Beatrixës! Kush është djali për të cilin sot kushërirat nuk flasin me njëra -tjetrën?
December 04
19:36 2018

Beatrix Ramosaj duket se i ka prishur marrëdhëniet me kushërirën e saj dhe kjo është edhe arsyeja përse nuk e ka uruar Anxhelinën në ditën e saj të lindjes dy ditë më parë.

Blitz.al shkroi dje se dy kushërirat janë zënë me njëra-tjetrën e nuk kanë më marrëdhënien e mëparshme.

Pasi kontrolluam rrjetet sociale të dy vajzave vihet re se ato nuk komentojnë më e as pëlqejnë fotot e njëra-tjetrës,  madje-madje nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në Instagram. As Anxhelina nuk e ndjek Beatrixin e as Beatrixi Anxhelinën. Mesa duket dy kushërirat i kanë prishur marrëdhëniet e tyre për shkak të një mashkulli.

Sipas Iconstyle, molla e sherrit mes të dy vajzave është bërë miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me grimierin e famshëm. Mesa duket familja Hadërgjonaj- Ramosaj është përçarë për shkak të Arielit. Ende nuk ka një prenoncim nga dy protagonistet por duket se situata është e tillë: Anxhelina dhe Beatrix kanë shkëputur marrëdhëniet me njëra-tjetrën.  /Blitz.al/

Share