Blitz

 Breaking News

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë zyrtarisht bashkë, modelja poston foton romantike

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë zyrtarisht bashkë,  modelja poston foton romantike
October 23
09:44 2018

Fansat e Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë qënë në festë deri vonë mbrëmë, pas postimit të fotos “selfie” të çiftit të famshëm.

Modelja 23- vjeçare dhe këngëtari 25 vjeçar, kanë 3 vite që kanë një marrëdhënie me ulje-ngritje.

Në Mars të këtij viti ata deklaruan ndarjen, duke u shprehur se fund i raportit të tyre kishte qenë një vendim i përbashkët.

Ndërkohë që muaj më vonë u përfol sërsh për një rikthim të çiftit, megjithëse vetë ata asnjëherë nuk folën apo dolën hapur në publik.

Por, në një kohë kur më së paku e prisnim, modelja na ka surprizuar duke postuar një foto në profilin e saj në Instagram, pranë të dashurit të saj.

Fotoja shoqërohet me mbishkrimin :” flyin home to my happy place”, duke konfirmuar kështu zërat për ribashkimin e çiftit.

Në selfien pranë yllit të “One Direction “, Gigi shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë , me sy mbyllur dhe duke buzëqeshur, si për të na treguar se po e shijojnë aq shumë pajtimin e tyre.

Dhe siç pritej, nuk kanë munguar komentet nga personazhët e famshëm apo edhe fansat të cilët duket se  postimi i modelës ua ka zbukuruar mbrëmjen./blitz.al/

Share