Blitz

 Breaking News

Young Zerka sapo na konfuzoi sërish. E pranon: Jam single!

Young Zerka sapo na konfuzoi sërish. E pranon: Jam single!
November 24
18:15 2018

Young Zerka dhe Ronela Hajati janë përfolur shpeshherë që janë në një marrëdhënie së bashku, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Superkunji i emisionit “Thumb” në Abc news, ka qenë këtë herë në ditëlindjen e balerinit të njohur Graciano Tagani ku ka ngacmuar me radhë personazhet shqiptarë. Një ndër ta ka qenë edhe Young Zerka, të cilin ai e ka pyetur: “single ti?”

Dhe përgjigjia e Zerkës ishte vërtetë konfuzuese.

“Normal që single”-ka thënë ai duke treguar duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë. Ngacmimet kanë shkuar edhe më tej teksa Superkunji e ka pyetur nëse është në kërkim të dashurisë dhe Zerka ka thënë:

“Në kërkim të shpirtit të lirë”.- Ndonse më parë ngurronte të përgjigjej, këtë herë ai ka pranuar se është single dhe mund të themi se na ka futur në dyshime të mëdha./Blitz.al/

Share