Blitz

 Breaking News

Xhensila Myrtezaj VS vajzat e Hollivudit. Cila nusëroi më mirë nën petkun e Hirushes?

Xhensila Myrtezaj VS vajzat e Hollivudit. Cila nusëroi më mirë nën petkun e Hirushes?
September 03
11:08 2017

Që në fillim kur u mor vesh se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të celebronin dashurinë e tyre në martesë, këngëtarja hapur u shpreh se asaj do t’i pëlqente një dasmë si e Hirushes, pra me pak fjalë një dasmë përrallash. Dhe në fakt ashtu ndodhi!

Ftesat e dasmës së çiftit ishin improvizuar në një karrocë si në përrallën e Hirushes.

Xhensila zgjodhi modelin ‘Cinderella’ (Hirushe) të këpucëve të firmës së njohur Jimmy Choo.

 

Xhensila erdhi për të takuar Besin në altar me një karrocë me kalë, njësoj si në përrallën e Hirushes…

Dhe fustani i saj, epo ishte edhe më i bukur se i Hirushes!

Të gjitha këto detaje na bëjnë të besojmë se këngëtarja ia doli të realizonte ëndrrën e saj të përrallave, ashtu siç e kishte imagjinuar mirëpo ne të Blitz.al kemi zbuluar se Xhensila nuk ka qenë e vetmja që ka preferuar një temë Hirusheje për dasmën e saj. Edhe disa nga yjet më të njohura të Hollivudit dhe showbiz-it amerikan ndër vite kanë zgjedhur të njëjtën gjë.

  • Princeshë Diana

Ajo ka qenë ndoshta e para e cila preferoi të kthehej në një Hirushe për ditën e saj të madhe. Fustani i saj pati një vello të gjatë rreth 15 metra dhe kushtoi asokohe më shumë se 9000 paund, çka ishte një shifër vërtet e frikshme për kohën.

  • Dukesha Kate Middleton

Në fakt, siç e do zakoni dhe tradita në familjet mbretërore, dukeshës Kate i rrinte për hije një fustan si i Hirushes, edhe pse ajo preferoi te ishte një Hirushe jo shumë pompoze dhe e fryrë në vanitet. Alexander McQueen që mbante dhe firmën e fustanit të saj preferoi ta quante fustan të thjeshtë Hirusheje atë që veshi Middleton në dasmë, edhe pse për shumicën prej nesh ishte një ëndërr dhe jo aq i thjeshtë sa u përpoqën ta prezantonin!

  • Kim Kardashian

Përpara se të martohej me Kanye West, Kim Kardashian ka ecur drejt altarit me Kris Humphries në një fustan të mrekullueshëm Vera Wang. “Kur e pashë Kim të veshur si Hirushe gati sa nuk m’u mor fryma” – ka thënë krijuesi i fustanit të saj. Kishte qenë dëshira e Kim që në dukje t’i ngjante përrallës së Hirushes dhe këtë e arriti, edhe pse martesa e saj zgjati vetëm 72 ditë sepse përfundoi në divorc, por kujt i intereson kjo kur me anë të fustanit ajo e arriti atë që ëndërronte, të ishte një Hirushe.

  • Victoria Beckham

Victoria Beckham ka qenë ndër të parat yje që kanë zgjedhur një version Hirusheje rrok, siç e ka quajtur ajo. Fustani është dizenjuar nga Vera Wang, e cila pasi Victoria e veshi këtë fustan i vuri emrin fustani i dytë i Hirushes, duke nënkuptuar që pas atij të vërtetit në filmin vizatimor ky i ishte i dyti. Edhe atmosfera në dasmë i ngjau shumë filmit sepse Victoria dhe David u celebruan në një kështjellë të vërtetë.

  • Chrissy Teigen

Edhe Chrissy e impresionuar nga fustani i nusërisë që dikur kishte veshur Victoria Beckham vendosi që fustanin e saj ta zgjidhte në version Hirushe pikërisht nga Vera Wang. Ndryshe nga tipi më rrok dhe klasik i Victoria-s, modelja Teigen zgjodhi një fustan të fryrë njësoj si në filmin e Hirushes.

  • Mariah Carey

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja në këtë listë është këngëtarja Mariah Carey, e cila gjithë krenarinë e jetës së saj e ka te fakti që u martua si një Hirushe. Edhe ajo zgjodhi një fustan të Vera Wang duke qenë se kjo kompani ka një linjë të gjithën version Hirushe nga ku vajzat kanë mundësi zgjedhjeje të larmishme.

Tani pyetja është: cila nusëroi më mirë si Hirushe? Xhensila jonë, do thoshim ne…/Blitz.al/

Share