Blitz

 Breaking News

Xhelozi mes artistëve? Flet aktori i Portokallisë: “Aktorët jo dhe aq, por këngëtarët janë kafshë!”

Xhelozi mes artistëve? Flet aktori i Portokallisë: “Aktorët jo dhe aq, por këngëtarët janë kafshë!”
April 06
16:18 2019

Një ndër personazhet e ftuar në emisionin “Thumb” në Abc News ka qenë aktori i njohur Alex Seitaj. Alexin e kemi njohur si tekstshkrues, këngëtar dhe aktor, por më tepër ka tërhequr vëmendjen me rolin e Vezires si dhe videot në rrjetet sociale ku tregon përjetime të ndryshme për shenjat e horoskopit.

Ai ka treguar në “Thumb” eksperiencat e tij në fushat e ndryshme të artit dhe gjithashtu ka folur për rikthimin në “Portokalli. Alex është pyetur nga gazetarja nëse ka xhelozi mes kolegëve apo e ndihmojnë njëri tjetrin.

“Artistët janë krijesa shumë ambicioze dhe deri diku janë egoiste. Mund të ketë fërkime në momente të caktuara por sado gjëra mund të ndodhin atje mund ta them me plot gojë që aktorët me këngëtarët nuk krahasohen. Këngëtarët janë kafshë. Egoja e këngëtarëve është 10-fish më e madhe se e aktorëve”.- është shprehur ai duke treguar se të jesh pjesë e artit nuk është edhe aq e thjeshtë.

Pra, siç edhe Aleksi ka nënkuptuar, bëhet fjalë pikërisht për konkurrencën./Blitz.al/

Share