Blitz

 Breaking News

(Video)Vasfije Krasniqi Goodman thyen heshtjen e 20 mijë të mbijetuarve nga përdhunimet në luftën e Kosovës, kjo është historia e saj

(Video)Vasfije Krasniqi Goodman thyen heshtjen e 20 mijë të mbijetuarve nga përdhunimet në luftën e Kosovës, kjo është historia e saj
October 17
16:00 2018

Vasfije Krasniqi Goodman është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, e cila rrëfen publikisht tmerrin që ka përjetuar kur është përdhunuar nga forcat policore serbe në vitin 1999. Kështu ajo thyen një tabu në shoqërinë kosovare duke u bërë e para nga 20 mijë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës që flet dhe tregon për eksperiencën më të keqe të jetës së saj.

Vasfija 36 vjeçarja e cila sot jeton në Teksas të Amerikës  dhe është nënë e dy fëmijëve, në një intervistë për Televizion Publik të Kosovës, rrëfen me lot në sy torturat që ka përjetuar gjatë luftës si 16 vjeçare.  Ajo tregon se është përdhunuar nga dy policë të regjimit të Slobodan Millosheviçit në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.

“Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me dalë dikush te dera me qelë derën. Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastisë, mirëpo ai pyti se ku e keni babën edhe vëllanë. Nana i tha që janë në Gjermani, e ai më tha “Jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkaur në luftë”. “- nis historinë e saj Vasfija.

“Ai hyri brenda dhe më pastaj më mori mua, më tha se do të shkojmë për të dhënë deklaratë në polici. Nuk doja të shkoja, por ai më kapi dhe më futi në makinë.”-tregon Krasniqi Goodamn dhe gjithashtu pranon se e kishte kuptuar që diçka e keqe do ti ndodhte në momentin kur pa që makina nuk po drejtohej për në stacionin e policisë por diku tjetër.

“Makina vazhdoi në drejtim të Pishtinës. Unë e dija, por se kuptoja se çfarë do të ndodhte me mua sepse unë kam qenë fëmijë, 16 vjeç. Në atë moment unë vetëm doja të vdisja me një plumb dhe kurgjo tjetër. Veç me më vra”- rrëfen ajo me lot në sy.

“E ka ndal kerrin dhe më ka detyruar me dalë prej kerrit. Më ka gjuajtur dhe çfarë ka ndodhur pastaj nuk mundesh me marrë me mend. E ka pas dorën e majtë të llidhur dhe më thoshte “Nuk të vras sepse kështu hjekë më shumë”.”-shprehet Vasfija por tmerri asaj dite nuk ishte mbyllur me aq pasi siç thotë ajo është dhunuar nga një tjetër polic i veshur me rroba civile- “Pastaj është kthyer në makinë dhe ka ardhur në tjetër me rroba civile. Më ka dërguar në një shtëpi tjetër afër shitores në fshatin Babimovic. Kur është kthyer ky i vjetri prapë në makinë, ka kaluar një ushtar aty pranë e i kam thënë që unë dua vetëm të shkojë në shtëpi. Ai më ka thanë: “Mos trego ku je kanë, thuaju në shtëpi se ke qenë më dhanë deklaratë në polici”, madje më ka thanë se nësu u tregon familjarëve ne kemi me të vra”.

Rrëfimin e plotë të Vasfije Krasniqi-Goodman mund ta ndiqni në videon e mëposhtme duke nisur nga minuta e 12-të:

Share