Blitz

 Breaking News

(Video)Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës, shikoni çfarë bën më pas

(Video)Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës, shikoni çfarë bën më pas
September 26
19:06 2018

Shfaqjet e JLO në Las Vegas janë thuajse drejt fundit dhe të pakët kanë qenë ata të cilët kanë pasur fatin ti ndjekin nga afër. Por nëse doni vërtetë të shihni një pjesë nga performancat e artistet latine mund të shikoni këtë video të saj duke u rrëzuar në skenë.

Gjëja më e bukur e këtij xhirimi nuk është mënyra se si Jennifer Lopez bie, se nuk ka asgjë të bukur kur dikush pëson një aksident të vogël, por mënyra se si ngrihet menjëherë dhe vazhdon kërcimin e saj.


Profesioniste deri në fund, këngëtarja vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe afrohet te disa fansa fatlumë për ti shtrënguar dorën. Sigurisht që për ata të cilët frekunetojnë jetën e natës në Las Vegas të rrëzohesh me të ndenjura nuk është ndonjë ngjarje e çuditshme po për një kërcimtare si JLO është. Megjithatë besoj se të gjithë e kishin të nevojshme ta shihnin duke u rrëzuar që të provonin që është njeri si gjithë të tjerët. /Blitz.al/

Share