Blitz

 Breaking News

(Video)Fushata e pazakontë e një studenteje në Rusi, hedh ujë tek meshkujt që i mbajnë këmbët hapur

(Video)Fushata e pazakontë e një studenteje në Rusi, hedh ujë tek meshkujt që i mbajnë këmbët hapur
September 27
17:09 2018

Anna Dovgalyuk, 20 vjeç, është kapur në kamera duke hedhur ujë të përzier me një ilaç tek meshkujt të cilët mbajnë këmbët hapur në metro. Sipas saj kjo mënyrë e të ndenjurit të meshkujve konsiderohet si “agresion gjinor” dhe është një “akt i neveritshëm”. Dovgalyuk thotë gjithashtu se shumë femra janë duke e luftuar këtë praktikë në te gjithë botën por veçanërisht në Rusi.

“Veprimi im jo vetëm që i detyron ata të mbajnë këmbët mbyllur por i lë dhe me një shenjë në vendin që lagen, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë pjesën e trupit e cila kontrollon mendimet e këtyre meshujve”- tha 20 vjeçarja.

Aktivistja sociale më parë ka tërhequr vëmendjen e publikut duke ngritur fustanin nëpër metrot e qyteteve si për ti bërë burrat të kuptonin si dukeshin kur bënin veprimet e tyre por kritikët e medias nuk e pritën mirë. Ndaj ajo u detyrua të fillonte fushatën e rradhes, për të luftuar për  mbrojtjen të drejtat e femrave ndaj çdo lloj diskriminimi. Edhe pse është akuzuar nga të tjerë që kjo është vetëm një shfaqje e parapregatitur Anna duke e vendosur ta vazhdojë fushatën e saj.

Kujtojmë që në Rusi, zakoni i meshkujve për të mbajtur këmbët hapur është më i zakonshëm se në çdo vend tjetër, madje Hilary Clinton para një viti u shpreh se e kishte vënë re këtë dhe tek Vladimir Putin gjatë takimeve me të dhe i kishte tërhequr vëmendjen për mënyrën e qëndrimit. /Blitz.al/

Share