Blitz

 Breaking News

(Video) Xhensila e pyet nëse e dashuron, por përgjigjja e Besit do t’ju bëjë të gjithëve të qeshni

(Video) Xhensila e pyet nëse e dashuron, por përgjigjja e Besit do t’ju bëjë të gjithëve të qeshni
February 09
17:06 2017

Ata janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, që nuk kanë ngurruar kurrë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Xhensila dhe Besi padyshim janë dyshja më e preferuar e publikut. Këngëtarja dhe aktori i njohur kalojnë shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke udhëtuar dhe eksploruar vende të reja.

Disa nga këto momente ata i ndajnë edhe në rrjete sociale me ndjekësit ashtu siç kanë bërë edhe mbrëmjen e djeshme. Duke ngrënë darkë në një restorant, Xhensila i ka bërë të dashurit të saj një nga pyetjet më të zakonshme që vajzat bëjnë: A më do ti mua?

Ju me siguri prisni ndonjë deklaratë të fortë dashurie, por Besi nuk mundet kurrsesi të dalë jashtë kornizave të komikut. Përgjigjja e tij ka qenë e thjeshtë dhe direkte.

“Ehaaaa”- është përgjigjur ai.

 Të dy kanë qeshur shumë me këtë batutë, ashtu siç shihet edhe në video./Blitz.al/

Share