Blitz

 Breaking News

(Video) Will Smith feston ditëlindjen e 50-të… duke u hedhur nga helikopteri

(Video) Will Smith feston ditëlindjen e 50-të… duke u hedhur nga helikopteri
September 26
12:41 2018

Hedhja nga një lartësi shumë e madhe, ose ndryshe “Bungee jumping” nuk është hobi i preferuar i të gjithëve, por për Will Smith është mënyra më e bukur për ta kaluar përvjetorin e 50-të.

Për më tepër kjo nuk ishte një hedhje e thjeshtë nga lartësitë por nga një helikopter në lëvizje, gjë që nga një amator është shumë e vështirë të realizohet. Videon e këtij momenti aktori i njohur e ka ndarë me të gjithë në kanalin e tij në Youtube, me emrin “Will Smith: The Jump”. Gjatë videos mund ta dëgjoni atë duke thënë se është nervoz në fillim, por pasi e bën kërcimin bërtet se është një “lumturi e vërtetë”.

Të pranishëm gjatë kësaj aventure të Will kanë qenë bashkëshortja e tij Jada Pinkett Smith, fëmijët Trey, Jaden, Willow dhe shoku i tij më i mirë Alfonso Ribero. Edhe ata duken nervozë në fillim teksa e shohin nga larg, por sigurisht i bashkohen lumturisë së aktorit të filmit “Bad Boys” kur e realizon kërcimin me sukses. Madje po në kanalin e tij në Youtube mund të gjeni një video ku ai bën një analizë pas kërcimit, ku i jep vetes një notë.

 

View this post on Instagram

 

My Squad holding me down for my big 5-0. We’re gonna start live streaming on my YouTube soon, link in bio #willsmiththejump

A post shared by Will Smith (@willsmith) on

Përveç festimit të përvjetorit të tij me këtë eksperiencë të “Bungee jumping”, Will është duke reklamuar dhe fushatën e bamirësisë të “Qytetarëve Globalë”, që synon zhdukjen e varfërisë ekstreme brenda vitit 2030. /Blitz.al/

Share