Blitz

 Breaking News

(Video) Valle shqiptare në mes të SHBA, këngëtari shqiptar ndez skenën e koncertit

(Video) Valle shqiptare në mes të SHBA, këngëtari shqiptar ndez skenën e koncertit
November 15
17:32 2018

Pavarësisht se tashmë janë pjesë e tregut ndërkombëtar, vallet dhe muzika shqiptare mbeten gjithnjë në zemrat e artistëve tanë. Këtë herë ka qenë Gashi që ka rikujtuar të gjithë botën për origjinën e tij. Nëpërmjet postimeve në Instagram, ai ka treguar disa pjesë nga koncertet e tij në SHBA, që ja ka dedikuar tërësisht valleve shqiptare.

“Pse i kthej të gjitha shfaqjet e mia si në një dasmë shqiptare?”- ka shkruar ai. Nën ritmet e “bjeri gajdes gajdexhi”, ai duket shumë i lumtur dhe entuziast.

Madje, detaji që ne kapëm ishte pikërisht në veshjen e tij- kuq e zi. Krenaria dhe patriotizmi janë vlerat tona përfaqësuese, dhe pas Rita Orës apo Bebe Rexhës, tashmë edhe një tjetër artist i shfaq ato në skenat ndërkombëtare. /Blitz.al/

Share