Blitz

 Breaking News

(Video) Të shtëna në koncert, vokalisti i Coldplay qetëson turmën në “Global Citizen Festival”

(Video) Të shtëna në koncert, vokalisti i Coldplay qetëson turmën në “Global Citizen Festival”
September 30
14:11 2018

Global Citizen Festival, koncerti i bamirësisë që kishte mbledhur disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës ditën e shtunë në New York, nuk shkoi dhe aq qetë sa parashikohej. Rreth orës 7:30 të mbrëmjes zhurma të shtënash u dëgjuan nga ata që po ndqnin nga afër koncertin dhe një situatë paniku u krijua ku shumë njerëz marshuan drejt daljeve. “Heroi” I momentit ishte Chris Martin, vokalisti I grupit të njohur Coldplay. Ai doli në skenë para njerëzve dhe u mundua ti qetësoje duke i thënë se ajo çka dëgjuan ishte vetën një zhurmë e një barriere që u rrëzua, pra e një incidenti të vogël teknik. Gjithashtu ai pranoi se disa njerëz u frikësuan nga zhurma por nuk ishte asgjë më shumë se kaq, askush nuk po përpiqej të lëndontë asnjëri dhe gjithcka ishte në rregull. Më pas shefi i policisë së New Yorku-t mori fjalën dhe i dha më shumë detaje njerëzve për situatën. Në fund Chris mori sërish mikrofonin, ftoi gjithë njerëzit që ishin larguar të kthehenin sërish në koncert dhe ata që qëndruan të shijonin performancat e mbetura. Fansat e muzikës që kishin dalë të frikësuar u lejuan të hynin sërish dhe të gjithë shijuan këngët e The Weeknd apo Janet Jackson.

Kujtojmë që pjesmarrësit në festivale të tilla masive janë gjithnjë të frikësuar se diçka mund të ndodhë gjatë kohës që janë aty, pas ngjarjeve në koncertin  e Ariana Grandes në Manchester apo koncertit në Bataclan në Paris ku sulmet terroriste vranë në total më shumë se 100 njerëz.

Edhe e dashura e Chris Martin, aktorja Dakota Johnson, u gjend pranë publikut në këtë festival bamirësie por për një arsye tjetër. Në mbështetje të fushatës për mbrojtjen e viktimave të sulmeve seksuale ajo i dha numrin e saj 60 mijë të pranishmëve në koncert si dhe adresën e e mail, ku secili prej tyre mund ti shkruante nëse kishin qenë viktima të abuzimeve seksuale. /Blitz.al/

Share