Blitz

 Breaking News

(Video) Surpriza më e ëmbël e ditëlindjes e ka bërë Ermal Fejzullahun të ndihet më i lumturi në botë

(Video) Surpriza më e ëmbël e ditëlindjes e ka bërë Ermal Fejzullahun të ndihet më i lumturi në botë
August 23
09:45 2017

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Ermal Fejzullahun një vit më të “rritur”. Këngëtari i njohur shqiptar bën sot plot 30 vjeç.

Pa diskutim mund ta quajmë një nga personazhet më të plotësuar; është i suksesshëm dhe ndër më të pëlqyerit në muzikë, ka një bashkëshorte tepër të përkushtuar, tre fëmijë të bukur dhe të talentuar si dhe një marrëdhënie të veçantë me dy prindërit e tij. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar, megjithatë momenti më i bukur i mbrëmjes së djeshme ka qenë surpriza që tre fëmijët i kanë bërë këngëtarit të njohur.

Arti, Buna dhe Era janë shndërruar në tre këngëtarë të lezetshëm. Njëra prej vogëlusheve ka luajtur në piano këngën e ditëlindjes dhe të tre bashkë e kanë uruar duke kënduar babain e tyre. Në fund të tre njëzëri i janë drejtuar:
“Shumë urime babi! Të duam shumë!”
Pa diskutim Ermali duhet të jetë ndierë shumë i lumtur dhe me fat dhe duke e quajtur surprizën më të mirë të mundshme e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e Instagram-it.

Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë #birthdayboy

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Share