Blitz

 Breaking News

(Video) Suksesi i Anxhela Peristerit në recital, publiku e rikthen sërish në skenë pas mbylljes

(Video) Suksesi i Anxhela Peristerit në recital, publiku e rikthen sërish në skenë pas mbylljes
November 15
22:24 2018

Qendra Kulturore e Kishës Ortodokse u mrekullua sot nën tingujt e muzikës së Anxhela Peristerit. Koncerti recital “Reflektim”, arriti plotësisht qëllimin e tij dhe kjo u shfaq më së miri në entuziazmin e publikut.

Koncerti nisi në orën 8 të mbrëmjes dhe hapja e tij u bë pikërisht nga kënga “Ishe mbret” dhe më pas vijoi me këngët e tjera të repertorit të saj. Anxhela ishte në formën e saj më të mirë dhe arriti të mbërthejë publikun gjatë të gjithë performancës së saj. Ajo bindi edhe njëherë të gjithë për vokalin e saj të fuqishëm dhe shpirtin artistik që ka.

Më pas, performanca e saj me Elhaida Danin i fali të ftuarve një tjetër ndjesi, pasi ishte dhe dueti i parë që ajo bënte me një femër.

Edhe pas përfundimit të koncertit dhe falenderimeve, brohoritjet dhe duartrokitjet e publikut e detyruan të rikthehet dhe një herë në skenë. Ajo këndoi sërish, bashkë me ta, një pjesë të këngës “Ishe mbret” dhe nuk kishte një mbyllje më të bukur se kaq. Mund të shijoni dhe ju pak pjesë nëpërmjet videove të siguruara nga Blitz.al.

Ky recital do të mbetet gjithnjë nën memorien e tyre, qoftë të Anxhelës, por edhe të çdo personi që ishte i pranishëm në sallë. Art dhe artiste e pakrahasueshme! /Blitz.al/

Share