Blitz

 Breaking News

(Video) Stresi konfliktohet me policinë, kësaj rradhe për shokun e tij

(Video) Stresi konfliktohet me policinë, kësaj rradhe për shokun e tij
October 02
19:38 2018

Sidjon Tabaku është djali i cili pretendon se është dhunuar nga policia mbrëmjen e djeshme, madje është plagosur gjatë ndjekjes që forcat e rendit i kanë bërë teksa largohej prej tyre me motorin e tij. Mesa duket Sidjoni është shok i reperit Stresi sepse ai shfaqet në një video të siguruar nga “Fax Web” në momentin që i riu ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në këtë video Stresi shihet së bashku me disa shokë të tjerë të cilët përplasen verbalisht me një polic teksa përpiqen ti vijnë në ndihmën Tabakut, ndoshta për të gjetur një zgjidhje për situatën ku ai gjendet. “Ka plumbin në kofshë dhe mund ta verifikoni këtë që po them. Është qëlluar sepse nuk kishte patent, e gjetëm të gjakosur dhe motorin e shkatërruar”-dëgjohen të thonë ndër të tjera djemtë përpara policit, madje ata nuk kursejnë as fjalorin banal.

/Blitz.al/

Share